Panorama Sport (Albania)

Vendimi befasues, Barcelona blindon sulmuesin Grizman

Në stërvitje i ka mahnitur të gjithë, do hakmarrje

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Antuan Grizman nuk ka shkëlqyer në aventurën e tij me Barcelonën dhe nuk i ka kënaqur pritshmëri­të e drejtuesve dhe tifozëve. Megjithatë, nëse ka një lojtar që nuk do të preket nga katalanasi­t dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty, është pikërisht francezi. Në javët e fundit ka patur disa tentativa nga skuadra të ndryshme si PSG-ja dhe Çelsi për të transferua­r sulmuesin francez, por përgjigjja e Barcelonës dhe e vetë lojtarit ka qenë negative. Ai as nuk e çon ndërmend një largim të mundshëm, pavarësish­t kritikave të shumta që ka marrë. Klubi gjithashtu e konsideron një investim shumë të vlefshëm për të ardhmen dhe nuk mund ta largojë pas një sezoni, i cili nuk ka qenë dhe aq negativ sa thuhet në media. Skuadra e Çelsit kërkoi që ta përfshinte në një shkëmbim të mundshëm me Kantenë, i cili është bërë çështje për shkak të frikës nga Koronaviru­si. PSGja e ka lakuar emrin e tij si lojtarin e vetëm nga Barcelona për të cilin mund ta lehtësonte rikthimin e Nejmarit. Interi gjithashtu e donte francezin për të lënë të lirë Lautaron dhe Njukasëlli bëri tentativë disa javë më parë. Problemi është se Grizman nuk do të braktisë katalanasi­t dhe këta të fundit thonë vazhdimish­t se emri i tij është jashtë merkatos.

I MOTIVUAR- Burime pranë klubit të Barcelonës bëjnë me dije se ai është rikthyer në stërvitje më mirë nga sa u largua... Është kujdesur në maksimum për trupin e tij dhe këto dy javë i ka mahnitur të gjithë trajnerët për mënyrën si po përkushtoh­et dhe si po stërvitet. Hijet e Nejmarit dhe Lautaros po fluturojnë mbi kokën e tij dhe Grizman e di që duhet ta meritojë fanellën dhe besimin që i kanë dhënë drejtuesit. Kërkon të tregojë se është ende një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai shkoi te Barcelona për të fituar Championsi­n dhe për t’u bërë lider i skuadrës, misione që kanë mbetur të dyja përgjysmë. Në këtë sezon ai ka luajtur 37 ndeshje, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 4 asiste. Është i vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha kompeticio­net. Nëse për të tjerët ka debat për largimin, për të debati është i mbyllur...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania