Panorama Sport (Albania)

Krisja me Ngonë, Tirana “peshkon” “peshkon” te te Skënderbeu Skënderbeu

Anglezi “zbutet”, por vetëm një mrekulli mund ta mbajë te skuadra bardheblu

- OLSI AVDIAJ

Misioni drejt titullit, zbulohen porositë e Halilit për sfidën në Ballsh

Tirana kërkon sul mues dhe Blerim Krasniqi është një dëshirë e vjetër e bardhebluv­e. Në qarkullim janë të paktë lojtarët që pëlqen klubi Tirana. Dihet që presidenti Refik Halili mban gjithmonë marrëdhëni­e shumë të mira me lojtarët. Tashmë nuk është çudi që pas mbylljes së sezonit të futet në bisedime dhe t'ua mbushë mendjen lojtarëve të caktuar për t'i pasur në skuadër gjatë Europës dhe sezonit të ri. Dhe njëri prej tyre është kavajasi që luan në Korçë, Blerim Krasniqi. Sulmuesi shtatlartë shihet si alternativ­ë shumë e mirë dhe me Dungën mund të jetë një dyshe e frikshme në skuadër. Për më tepër, edhe kostoja për klubin është më e ulët, çka do të thoshte se Tirana do të ishte e blinduar. Ndërkohë, "Panorama Sport" mëson se gjatë ditëve të fundit ka pasur një "zbutje" të Majkëll Ngosë, i cili ka kërkuar të ketë kontratë për sezonin e ri".

KONTRATAT - Edhe pse pëlqehet dhe Tirana dëshiron ta ketë në ekip, ka një detaj të vogël që nuk duhet anashkalua­r. Kontrata. Lojtari është në marrëveshj­e me Skënderbeu­n dhe vetëm prishja e kontratës së mëparshme mund të japë shanse për bardheblut­ë që ta afrojnë sulmuesin. Lojtari gjatë verës së shkuar ka qenë shumë pranë firmës me Tiranën. Madje marrëveshj­a ishte mbyllur, më pas gjithçka u prish dhe Krasniqi qëndroi në Korçë. SITUATA - Tirana vazhdon të kërkojë sulmues. Madje, e ka urgjente, pasi çështja me Majkëll Ngonë nuk dihet se si përfundon. Menaxherët e ekipit janë duke kërkuar qendërsulm­ues titullar. Aktualisht, skuadra ka në këtë repart Dungën, Muçin, Halilin, Morinën. Sezonin e shkuar dhe këtë sezon Tirana kishte Majkëll Ngonë e me radhë duke qenë sulmi më i mirë i Kategorisë Superiore. Pesë gola ka shënuar Blerim Krasniqi këtë sezon me korçarët mes kampionati­t dhe Kupës së Shqipërisë. Futbollist­i ka qenë një nga titullarët e repartit të avancuar. Kavajasi ka tri sezone te Skënderbeu. Lojtari u ble nga korçarët tek Apolonia vitin që Tirana luante në Kategorinë e Parë dhe fierakët i kishte në grup.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania