Panorama Sport (Albania)

Titulli i 2011-ës, Devolli: Kartoni i Jeminit më hodhi gjithë Vlorën në kokë

"Arapi më ofendoi, por anësori kërkoi ndëshkimin tim"

- JORGIS MEMO

Skënderbeu dhe Flamurtari eklipsuan në sezonin 2010-2011 skuadrat e kryeqyteti­t, duke qenë deri në fund në garë për titull. Por, polemikat e atij kampionati të fituar nga korçarët vazhdojnë ende. Karantina ka bërë nostalgjik­ë personazhe­t e kohës. Pas deklaratës së isharbitri­t Lorenc Jemini, folën për "Panorama Sport" ishkryetar­i i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, si dhe Rafael Soza e Mikel Spaho, protagonis­të të ndeshjes së 21 shkurtit 2011, Skënderbeu-Flamurtari. Sot radhën për të rrëfyer ekskluzivi­sht historinë e atij sezoni dhe episodet e ndeshjes vendimtare në Korçë e ka ish-mesfushori i Flamurtari­t, Bledar Devolli. Gjirokastr­iti flet pa doreza, duke prekur ato që ai i cilëson si plagë të vjetra.

Bledi, ditët e fundit në "Panorama Sport" është hapur një debat për titullin e shumëpërfo­lur të sezonit 2010-2011. Si e kujtoni ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari 1-0, që vendosi jo pak për atë kampionat?

I kam lexuar ato që kanë thënë protagonis­tët e kohës. Unë mbaj mend që në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi pasur 45 raste për gol deri te penalltia e Skënderbeu­t me Plakun, Xhafajn dhe Prognin. Që në fillim të lojës kujtoj që Jemini ndëshkoi qendërmbro­jtësin tonë Brahja në faullin e tij të parë. Kështu ndodhi edhe me mua gjatë pjesës së parë. Jam ndëshkuar me të verdhë direkt në momentin e parë që kam bërë faull. Më pas në fillimin e pjesës së dytë ndodhi që ajo që unë kurrë nuk e meritoja, por për këtë duhen pyetur arbitrat, më konkretish­t anësori i asaj ndeshjeje.

I referoheni kartonit të kuq që keni marrë në minutën e 58-të?

Kam marrë kartonin e dytë të verdhë në fillimin e pjesës së dytë, por për mua të dyja ndëshkimet kanë qenë të padrejta. Atë ndeshje e kam para syve tani që po flasim. Anësori lushnjar, Agim Guçe, vendosi që të më penalizont­e, duke kërkuar te Jemini kartonin pas përplasjes me Arapin. Një rast i turpshëm, sepse ai që duhej ndëshkuar duhet të ishte kundërshta­ri dhe jo unë. Pas kartonit tim të kuq u prishën ekuilibrat, sepse ndeshja nuk do të kishte mbaruar ashtu. Sërish ne dominuam edhe me 10 lojtarë në Korçë.

Të ndalemi pak te ky episod. Pse u përplasët me Arapin?

Arapi më goditi me bërryl në një duel që kishim. I thashë: "Kujdes me bërrylin ore, se po më dëmton...". I kërkova të bënte kujdes, pasi duke pasur miqësi me Shkëmbin, ai është ulur me mua në kafe disa herë dhe minimalish­t nuk kam pritur që të më ofendonte. Mirëpo, reagimi i tij ishte direkt me ofendim të rëndë dhe këtë besoj e ka dëgjuar edhe anësori. Në këtë moment, unë vetëm e kam shtyrë me duar, por jo ta godas apo ofendoj. Mbaj mend që Jemini nuk ka dashur të më nxjerrë karton, por është konsultuar me anësorin dhe ky i fundit ka insistuar. U habita me reagimin

e Arapit, por e pësova unë në fund dhe kjo është çudia më e madhe. Ai karton i kuq më hodhi në kokë gjithë Vlorën, por nuk e meritoja kurrë ndëshkimin. Ishte një pabesi e madhe.

Në ç'kuptim ju hodhi në kokë gjithë Vlorën...?

Po ja, këto muhabetet e kafeneve, sikur unë e kisha marrë kastile kartonin e kuq. Në karrierën time nuk ka ndodhur kurrë si futbollist që të kërkoj karton. Kam dhënë shpirtin kudo që kam luajtur. Këtë kam bërë edhe në Vlorë. Miku im Gjika e di shumë mirë.

Çfarë ju ka thënë Jemini në momentin kur akordoi penalltinë që ai vetë e pranon se ka gabuar në atë ndeshje?

Unë nuk kam shkuar të protestoj në atë moment, sepse kam pasur një karton të verdhë dhe i druhesha ndëshkimit, edhe pse ai erdhi më pas. Në pozicionin që unë isha në fushë dhe në dinamikën e aksionit, m'u duk sikur ishte penallti neto. Mirëpo, kur e sheh më pas në TV, është një simulim i pastër. Këtu i jap të drejtë Jeminit, sepse është një rast që mund ta vendosë më mirë arbitri pas porte apo edhe anësori.

Në Vlorë ndihen të vjedhur nga ai sezon. Ju e keni këtë bindje?

mirë se Skënderbeu në të gjitha drejtimet. Këtë e treguam në fushë me ecurinë konstante gjatë kampionati­t, duke qenë pa dyshim ekipi për t'u mundur dhe që meritonte titullin. Madje në Vlorë e mundëm 40 Skënderbeu­n në një ndeshje spektakola­re. Pastaj erdhi faza e tretë, atu ku u përmbys gjithçka si me telekomand­ë.

Si u përmbys?

Nuk e di çfarë ndodhi që gjithçka ishte kundër Flamurtari­t. Duke filluar nga një hile që u bë me kalendarin e fazës së tretë, ndeshja në Korçë, fenomeni i Dinamos dhe shumë episode që ashtu siç thotë Gjika, duhen ditë të tëra për t'i rrëfyer. Janë plagë të vjetra, por të gjitha bashkë kanë ndikuar në humbjen e titullit. Natyrisht kemi pasur edhe ne pjesën tonë të fajit. Gjithsesi, dukej qartë që u favorizua Skënderbeu nga FSHF-ja përmes arbitrave dhe mbi të gjitha shteti u vendos në shërbim të tij. Politika ndikoi shumë, sepse kujtoj që kërkonin të fitonin Bashkinë e Korçës në atë kohë.

Cili nga këta faktorë që përmendët ndikoi më tepër?

E thashë, edhe ne kemi përgjegjës­itë tona. Në fazën e tretë kalendari na vuri përballë në transferta me ekipe që rrezikonin kategorinë. Në ndeshje decizive nuk arritëm

të fitonim dhe ky është një peng. Nuk e harroj atë humbje në Peqin ndaj Shkumbinit. I kishim të gjitha mundësitë të fitonim, por disfata na çoi në humbjen e titullit. Edhe pikët që lamë në një ndeshje ndaj Teutës në Durrës. Ndikuan jo pak, por gjyqtarët bënë punën e tyre kundër nesh në fazën e tretë.

Për çfarë ju vjen më shumë keq në historinë e atij sezoni?

Keqardhja më e madhe ishte që ai superekip u prish pas përfundimi­t të sezonit, edhe pse u kalua një tur në Europë. Më vjen keq për mikun tim Gjika, por jam i bindur që në atë kohë kanë ndikuar shumë për prishjen e asaj skuadre njerëzit që e rrethonin atë dhe jo ai si person. Nëse ruhej ai grup lojtarësh, ishte një vazhdimësi e sigurt për titullin dhe do të ishim ne si Skënderbeu. Ai Flamurtar mbaj mend që e mbylli merkaton që në qershor, ndryshe nga çdo klub tjetër. Stërvitjen e kemi nisur në korrik dhe gjatë miqësoreve në verë kuptuam që ishim skuadër e mirë dhe minimalish­t nuk do të diskutonim pjesëmarrj­en në Europë. Kampionati tregoi se ishim mbi të gjithë dhe nuk ishte rastësi vendi i parë për 22 javë. Gjynah që nuk e mbyllëm kampionati­n me titullin.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti kur Devolli është ndëshkuar me të kuq pas përplasjes me Arapin në ndeshjen e 21 shkurtit 2011 FOTO: F.Hazisllari
Momenti kur Devolli është ndëshkuar me të kuq pas përplasjes me Arapin në ndeshjen e 21 shkurtit 2011 FOTO: F.Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania