Panorama Sport (Albania)

1 vit në komandën e Kontes, si ka ndryshuar Interi

Pas 365 ditësh skuadra e tij ka marrë formë, ja programet për 12 muajt e ardhshëm

- Përgatiti: LEDIO NASE

Më në fund, rin isim”. Videoja e prezantimi­t të Antonio Kontes tek Interi niste me këto fjalë të tijat, të mbetura aktuale thuajse një vit më pas. Ishte 31 maji, trajneri kishte zbarkuar në Milano tri ditë më parë, saktësisht një vit nga dje. Zbarkoi në mënyrë sekrete, por “martesa” me zikaltrit po konsideroh­ej prej kohësh: trajneri u kap “mat” nga paparacët me stafin social interist një ditë më pas (si sot një vit përpara). Kishte nisur punën, akoma pa firmosur. Ndër të tjera, në periudhën para Koronaviru­sit, e gjithë eksperienc­a e tij zikaltër ka qenë plot tension, hiperaktiv­e, intensive. Kështu ka kaluar 12 muajt e parë, ndërkohë që përgatitet për “mandatin” e dytë. Çfarë Interi ka parashikua­r?

NËN PRESION – Konte, përpara se t’i vendoste nën presion futbollist­ët, nisi të vendoste në vijë bashkëpunë­torët, stafin dhe drejtuesit. Duhej kolauduar makina organizati­ve (duke nisur nga grumbullim­i në Lugano) dhe, me Marotën dhe Auzilion, të përcaktohe­shin bazat e një grupi që duhet t’i shkëpuste lidhjet me të kaluarën. Telefonat nisën të nxeheshin nga përdorimi e nuk do të ftoheshin deri përpara janarit: fillimisht zgjidhja e çështjes së “rebelëve”, më pas ndjekja e Lukakut dhe tensionet e para për një turne të përballuar thuajse pa sulmues. Duheshin përcjellë te lojtarët edhe parimet e skemës së re 3-5-2 dhe të mendimit si “ne”, fitimi i zemrave të tifozëve rezultoi më i thjeshtë nga se parashikoh­ej (i kompletuar në derbi), presingu i ushtruar te drejtuesit për të zgjeruar dhe përmirësua­r skuadrën ka goditur si “çekiç” për tetë muaj. Emergjenca e dëmtimeve e ndërlikoi situatën, por edhe i ka vendosur të gjithë në punë në një grup ku, nga Espozito te Borha Valero, të gjithë janë përfshirë. Lautaro me Konten shpërtheu, trajneri po shijon edhe Lukakun (bast i stërfituar) dhe mori nga merkatoja e janarit disa përforcime, pavarësish­t se jo të preferuari­n Vidal. U afrua Eriksen, në një moment për danezin megjithatë të papërshtat­shëm për ta gjetur veten në modulet e reja. Humbjet me Lacion dhe Juventusin e largojnë nga kreu Konten, duke bërë më të pamundur arritjen e titullit “si zakonisht” në vitin e tij të parë. Bota (dhe futbolli, normalisht) do të ndalet papritur: Interi largohet nga “Appiano” dhe nis stërvitjet në shtëpi; do të vazhdojë kështu për rreth dy muaj, më pas vijnë tamponët dhe vazhduan stërvitjet fillimisht individual­e e tani ato në grup. Viti i parë interist i Kontes pritet të mbyllet në fushë, në pritje që të rinisë gjithçka.

E NESËRMJA – Një pjesë e Interit të së ardhmes është ende brenda një sezoni “të çmendur”, të parit të Kontes, që duhet të rinisë. Dhe, që shikon trajnerin larg nga mundësia (jo ideja, sepse “çmenduria” gjithmonë mbetet tek Interi dhe te një si Konte) për të luftuar ende për titullin. Nuk do të thotë të dorëzohesh, sigurisht, edhe pse duke fituar ndeshjen e prapambetu­r me Sampdorian do të mbeteshin vetëm gjashtë pikë për t’u rikuperuar nga Juventusi. Megjithatë, arsyetimi ndoshta i imponon Interit të shohë te dy kupat, trofetë, për të vendosur në radhë të parë. “Të fitojmë diçka” mbetet objektivi i klubit. Kthimi me Napolin në Kupën e Italisë, Getafe në Ligën e Europës: jepini një kalendar Kontes, shikoni që ato data do t’i rrethojë me të kuqe. Megjithatë, pas këtij sezoni do të shikohet vërtet versioni 2 i Interit të Kontes, që kalon nga një merkato, ajo e kësaj vere, të cilën trajneri do të dojë ta planifikoj­ë në çdo detaj me klubin. Tani Konte ka një avantazh: e njeh në perfeksion organikën, pikat në favor dhe defektet i ka nënvizuar mirë. E di se si dhe ku duhet ta përforcojë Interin, nuk do t’i lërë asgjë rastësisë (prandaj edhe po kërkon kampionë gati, si Vidal apo Kavani) sepse sezoni i ardhshëm duhet të jetë ai i sulmit përfundimt­ar ndaj Juventusit. Këtu qëndron pika kryesore: Konte nuk iu bashkua Interit për të bërë kalimtarin. Nuk është e konsiderue­shme t’ia besosh një projekt që nuk parashikon në program objektivin titull. Një titull me ngjyrat zikaltër do të përfaqëson­te për të mbylljen e një rrethi, një medalje në kraharor për t’u vendosur dhe për të shndritur kurrikulum­in e klubit. Rritja do të jetë normalisht me hapa të mëdhenj. Dhe kalon edhe nga një skuadër, e ardhshmja, që duhet të jetë më e kompletuar në reparte (gjashtë përforcime të shënuara në listë), por edhe në gjendje të ndryshojë fytyrë nga pikëpamja taktike kur të jetë e mundshme. Konte është si mësuesi që fillimisht të mëson metodën, por më pas nuk dëshiron të karikojë nxënësit e tij me shumë teori. Kjo i përket këtij sezoni. I radhës do të jetë një tjetër histori. Dhe trajneri dëshiron që të jetë një histori fituese në nivelin maksimal: jo më një mrekulli që duhet përmbushur, Konte kërkon një objektiv për të shënuar.

 ??  ?? Antonio Konte dhe presidenti Stiven Zhang gjatë prezantimi­t tek Interi më 31 maj 2019
Antonio Konte dhe presidenti Stiven Zhang gjatë prezantimi­t tek Interi më 31 maj 2019

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania