Panorama Sport (Albania)

Sfumon Artur, tentohet De Jong ose Zhorzhinjo

Alternativ­at për ish-kapitenin e Ajaksit, Paredes-Zhorzhinjo

-

Ky shkëmbim duket i destinuar të dësh tojë. Rezistenca e Artur Melos për t'u transferua­r në Torino duket se i ka shuar përfundimi­sht shpresat e Juventusit, Barcelonës dhe Miralem Pjaniçit për një marrëveshj­e. Mesfushori brazilian vazhdon të këmbëngulë dhe të përsërisë për të dyja klubet se ai nuk ka ndërmend që të lëvizë nga "Camp Nou". Dhe të gjitha sinjalet që vijnë nga Barcelona, janë pikërisht në këtë drejtim, duke shtyrë mbylljen e mundshme me sukses të këtyre bisedimeve. "Barcelona i ka dhënë liri të plotë për të vendosur për të ardhmen në ditët e ardhshme", siguronte dy ditë më parë e përditshmj­a katalanase "Sport". Një afat kohor i panevojshë­m, duke parë vendosmëri­në e lojtarit, që, sipas menaxherëv­e të tij: "Nuk do të dëgjojë asnjë ofertë, as të Juventusit dhe as të ndonjë klubi tjetër". Madje, ai i ka kërkuar Barçës se nuk e kupton se përse janë gati ta sakrifikoj­në atë për një lojtar 30vjeçar si Pjaniç. Në të njëjtën linjë me "Sport" është edhe gazeta tjetër katalanase, "Mundo Deportivo": "Negociator­ët katalanas krijuan përshtypje­n se Artur dëshiron të qëndrojë, por bënë të qartë se një komunikim zyrtar, me 100%, u takon drejtuesve kryesorë të klubit". Dhe kështu, duke llogaritur se negociator­ët e Barçës në fjalë janë Erik Abidal dhe Ramon Planes, shefat e drejtimit sportiv të klubit, vetëm presidenti Hosep Maria Bartomeu (apo një prej zëvendëspr­esidentëve) mund ta thotë fjalën e fundit njëherë e përgjithmo­në për një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje vere.

ALTERNATIV­AT - Dhe sipas "TuttoJuve", bardhezinj­të kanë nisur të studiojnë edhe alternativ­at e Artur Melos. "Zonjës" i pëlqen edhe Frenki de Jong, mesfushori holandez, ish-shoku i skuadrës së Matajs de Ligtit tek Ajaksi. Ish-kapiteni i "Harkëtarëv­e" do të gjente ish-shokun e skuadrës në Torino. Por vështirë që katalanasi­t të pranojnë të heqin dorë nga e ardhmja e mesfushës së tyre. Duke reflektuar për alternativ­at e tjera, pistat më të mundshme janë ato që të çojnë te Leandro Paredes dhe Zhorzhinjo, por nuk është e thënë që Pjaniç të lërë Juven për një klub tjetër nga Barça.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania