Panorama Sport (Albania)

Mbledhja për rrogat, zbardhet kërkesa e Licit për bashkinë

- S.Nikshiqi

Suad Lici i ka dorëzuar asamblesë së "Vllaznia sh.a" një shkresë, ku raporton ndryshimet dhe planin financiar të 2020-ës. Administra­tori qartëson se kontratat e lojtarëve nuk do të ndryshojnë, pra do të jenë 10mujore. Kuqeblutë do të paguhen për marsin e prillin, e megjithatë ato do t'i llogariten për qershorin dhe korrikun. Mes të tjerash, ai kërkon edhe rimbursim për biletat. Kur dihet që ndeshjet do të luhen pa tifozë, klubi përllogari­t një humbje që shkon në afro 151 milionë lekë të vjetër. Dhe për këto parà presin që t'u vijë në ndihmë Këshilli Bashkiak ose qeveria. "Sikurse jeni në dijeni, FSHF-ja udhëzuar klubet e futbollit të fillojnë përgatitje­t për trajnimin me qëllim vijimin për mbylljen e sezonit futbollist­ik 2019-2020, duke u përpjekur ta zhvendosë atë në muajt qershor dhe korrik 2020, duke rikuperuar kështu pjesën e sezonit dhe të ndeshjeve të pazhvillua­ra gjatë muajve prillllimi­t maj 2020. Kjo gjë është bërë në sajë të udhëzimeve përkatëse nga FIFA. Zakonisht në muajt qershor-korrik lojtarët nuk janë angazhuar, e për rrjedhojë kontratat e punës janë me një afat 10mujor brenda vitit. Të tilla do të mbeten, duke marrë në konsiderat­ë faktin që dy muajt e pezuka për shkak të 'COVID' zëvendësoh­en me angazhimin në punë në muajt qershor-korrik. Ajo që do të rëndojë është realizimi i të ardhurave nga biletat, pasi presim që kampionati të përfundojë me ndeshje pa tifozë. Kjo do t'i shkaktojë dëm të konsiderue­shëm financiar klubit, sikurse ka ndodhur në të gjitha klubet sportive në Shqipëri e mbarë botën. Kjo do të kërkojë mbështetje­n e qeverisë dhe të bashkisë për të siguruar vazhdimësi­në e zhvillimit të aktiviteti­t futbollist­ik të parashikua­r në vitin 2020. Ju kemi paraqitur tabelën e ndryshuar të planit ekonomiko-financiar që merr në konsiderat­ë respektimi­n e kontratave për të gjithë trajnerët dhe sportistët, zbritjen e të ardhurave nga biletat me 15 milionë e 117 mijë lekë, balancimin e të ardhurave me shtimin e zërit 'Të ardhura të tjera' me 15 milionë e 117 mijë lekë duke kërkuar kësisoj mbështetje­n nga ana juaj dhe qeveria shqiptare për tejkalimin e krizës në këtë sezon. Në këtë plan ekonomikof­inanciar nuk janë parashikua­r rritje të shpenzimev­e për shkak të situatës së "COVID-19", qiratë, protokolle­t e sigurisë gjatë trajnimit, lojës dhe për tifozërinë", thuhej mes të tjerash në këtë shkresë.

 ??  ??
 ??  ?? Shkresa me të cilën administra­tori Suad Lici i është drejtuar Këshillit Bashkiak Shkodër
Shkresa me të cilën administra­tori Suad Lici i është drejtuar Këshillit Bashkiak Shkodër
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania