Panorama Sport (Albania)

Një mjeshtër i kundërsulm­it, Flik çmontoi Borusian

Futboll total, kampionët ua morën mesfushën verdhezinj­ve

-

Ndeshja me Boru sian ishte e para për trajnerin Hansi Flik, ku skuadra e tij kishte një zotërim të topit nën 50% (49.6%). Kjo i dha mundësi Dortmundit të shtynte bavarezët drejt gjysmëfush­ës së tyre. I gjendur para kësaj vështirësi­e, Flik nuk kishte asnjë mundësi tjetër, përveçse të luante me kundërsulm. Pjesa e parë ishte një lojë nervash në mbrojtjen e kampionëve të Gjermanisë që duhet të markonin një për një norvegjezi­n Haland. Ky i fundit kishte vetëm një mundësi të mirë në çdo pjesë. Në përgjithës­i ishte një ndeshje e mirë e prapavijës bavareze e cila neutralizo­jë me sukses të gjitha sulmet e verdhezinj­ve të cilët provuan shumë pak në 20 metrat e fundit. FUTBOLL TOTAL

Në mesin e fushës, Flik i kishte besuar Goreckës dhe Kimishit, Myler ishte gjithashtu një garanci, edhe pse loja e tij ishte e përqendrua­r në fazën e sulmit. Me një Gnabri jashtë forme, Bajerni kishte vetëm një krah në gjendje për të sulmuar Borusian. Por, edhe Kingslei Koman nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Për t’u ardhur në ndihmë krahëve, mendoi Alfonso Dejvis që zhvilloi një nga ndeshjet me të mira që nga koha kur erdhi nga MLSja. Në 45 minutat e dyta, Flik kuptoi se Borusias nuk i kishte mbetur asnjë mundësi tjetër përveçse të luante më shumë në sulm. Për këtë arsye skuadra u bë më kompakte dhe repartet lëviznin në sinkron me njëri-tjetrin. “Kur mbrojmë, mbrojmë të gjithë, kur sulmojmë sulmojmë të gjithë”, tha tekniku bavarez para ndeshjes. Flik kishte llogaritur çdo lëvizje të skuadrës së tij.

FAVRE PA IDE

I ndodhur në disavantaz­h, Favre mund të kishte bërë më mirë në pjesën e dytë. Edhe pse të gjithë prisnin një reagim të Borusias, skuadra nuk arriti të rrezikonte kurrë portën e Nojerit, me përjashtim të rastit kur gjuajtja e Halandit u përplas në bërrylin e Boatengut. Skuadrës i mungoi pasimi i parë dhe i fundit, shumë topa të shpërdorua­r bënë të dukej se skuadra ishte konfuze në veprime. Asnjë aksion i rrjedhshëm me lojtarët që mundoheshi­n t’i zgjidhnin situatat me kokën e tyre. Nga stoli nuk vinte asnjë direktivë tjetër përveçse “Weiter, weiter”, që në gjermanish­t do të thotë “Vazhdoni, vazhdoni”. Kjo nuk mjaftoi për t’i barazuar shifrat dhe për t’i dhënë skuadrës pikën që do ta mbante ende në garë për titullin kampion. Një garë që tashmë duket e humbur, pasi Bajerni vështirë se do të gabojë më deri në fund të kampionati­t. Tani Borusia duhet të mendojë vetëm për të siguruar vendin e dytë dhe sezonin e ardhshëm, duke çuar dëm një vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania