Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Jam tifoz i Interit, pëlqej stilin e Ibrës

Rrëfimi special i sulmuesit: Ëndërr të bind në La Liga, dua të kaloj Bogdanin

- OLSI TUJANI

Armando Sadiku është një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë. Bomberi i Kombëtares, vetëm 5 gola larg rekordit historik te Malaga, është edhe në garë për të thyer 18 golat e shënuar nga Erion Bogdani me Kombëtaren, si kryegolash­ënuesi i kuqezinjve në të gjithë historinë. Në një intervistë speciale me "Panorama Sport", në llogarinë zyrtare të gazetës...

Armando Sadiku ësh të një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë. Bomberi i Kombëtares, vetëm 5 gola larg rekordit historik te Malaga, është edhe në garë për të thyer 18 golat e shënuar nga Erion Bogdani me Kombëtaren, si kryegolash­ënuesi i kuqezinjve në të gjithë historinë. Në një intervistë speciale me "Panorama Sport", në llogarinë zyrtare të gazetës në "Instagram", Sadiku rrëfen situatën aktuale te klubi i Malagës, zgjidhjen e kontratës së huazimit që i mbaron, si dhe rrëfen pengjet në karrierë apo edhe ëndrrat e tij. Sulmuesi 29vjeçar tregon gjithçka edhe për trajnerët në Kombëtare dhe situatën me Panuçin, por edhe gjatë periudhës së drejtimit nga De Biazi. Sulmuesi është shfaqur në një rrëfim special që nga koha e lirë, rrjetet sociale, gatimet dhe shumëçka tjetër... Sa kohë kaloni në "Instagram"?

Kur kam kohë të lirë, shpenzoj shumë kohë në "Instagram". Më pëlqen të jem aktiv. Mbas ndeshjeve jam gjithmonë aktiv. Çfarë nuk duron Sadiku në rrjetet sociale dhe u bën direkt "bllok"?

Nuk jam tip që të bëj "bllok". Të them të drejtën, mund të kem vetëm 5 veta "bllok". Nuk i kam problem edhe kritikat. Madje, më pëlqen kur shikoj komente negative dhe mbas njëfarë kohë ata kanë ndërruar mendim dhe bëjnë komente pozitive. E keni maninë për të pasur sa më shumë ndjekës, komente apo pëlqime?

Unë thjesht jam aktiv dhe fus gjëra që të informoj njerëzit se çfarë jete bëj. Pastaj se sa "like" (pëlqime) marr apo se sa "followers" (ndjekës) kam, nuk është e rëndësishm­e. Më shumë sesa gjysmën e ndjekësve unë i kam shqiptarë dhe kam dëshirë që t'i informoj se çfarë bëj këtu ku jam. Pas 2 muajsh pushimi, rinisët stërvitjet. Si ishin ditët e para?

Kemi rreth 2 javë që kemi nisur stërvitjet. Javën e parë kemi punuar individual­isht, më pas me grupe nga dhjetë vetë. Nga kjo javë kemi kaluar në grupe me 14-15 veta. Çfarë vështirësi­sh keni hasur kur u rikthyet në fushë?

Jo vetëm unë, por të gjithë futbollist­ët kemi hasur vështirësi. Të na mohohet ajo që ne bëjmë çdo ditë për një periudhë të gjatë është shumë e vështirë. Unë e kam kaluar më mirë atë periudhën e ndalesës së futbollit, pasi kam pasur hapësirë në

shtëpi. Klubi na çoi përgatitje­t me video dhe i kam bërë disi më mirë ushtrimet në krahasim me futbollist­ët e tjerë. Ndiet mangësi apo vështirësi fizike kur u rikthyet në fushë?

Po, sepse ka shumë diferenca. Pata një javë kohë që të vrapoja jashtë dhe të përgatites­ha vetëm, pasi para nisjes së stërvitjes, ishte një javë e lirë me më shumë lëvizje të lejueshme individual­e. Javë të cilën unë e shfrytëzov­a për të dalë dhe për të vrapuar jashtë. Në javën që u rikthyem për të bërë përgatitje­t individual­e, të them të drejtën u gjenda në vështirësi pasi më mungonte shumë kondicioni i duhur fizik, ajri dhe hapësira apo të vrapuarit në hapësirë. A ka ende protokoll masash dhe gjëra që nuk ju lejohet t'i bëni?

Ka shumë gjëra që nuk na lejohen. Nuk na lejohet të shoqërohem­i në grupe, të japim

përqafime me shokët e ekipit. Në ambientet stërvitore është i pranishëm një inspektor i La Ligës, që ndjek stërvitjet dhe na ndjek edhe ne nëse futemi në ambientet e brendshme për të bërë masazhe. Nuk është që jemi dhe aq të lirshëm. Shkojmë të veshur, me makinat tona, në stadium. Mbarojmë stërvitjen, futemi direkt në makinë dhe kthehemi në shtëpi për të bërë dush. Jeni 5 gola larg rekord historik për t'u bërë lojtari me numrin më të madh të realizimev­e në një sezon me Malagën. Si do ta arrini?

U vendos që në 12 qershor do të fillojë kampionati. Unë shpresoj që të shënoj gol që ndeshjen e parë, ta nis me këmbë të mbarë. Jam i përgatitur nga ana psikologji­ke, gjatë gjithë kësaj periudhe, për këto ndeshje që kanë mbetur. Shpresoj të thyej këtë rekord si dhe me ekipin të qëndrojmë sa më lart në renditje dhe të kapim zonën "play off", i cili është objektivi

ynë për momentin. Më 30 qershor ju përfundon huazimi te Malaga, çfarë do të ndodhë?

Është e vërtetë dhe pak ditë më parë, drejtori i Malagës ka biseduar me ekipin e Levantes që qëndrimi im të zgjasë pak më shumë derisa të mbarojnë ndeshjet e mbetura. Ka pasur një mirëkuptim mes të dyja palëve dhe unë do të qëndroj te Malaga derisa të mbarojë sezoni. A do të ketë ulje të pagave te Malaga?

Si në shumë vende të tjera në Europë, është diskutuar edhe këtu. Ne si futbollist­ë kemi vendosur që gjithsecil­i të flasë vetë individual­isht me drejtuesit e klubit. Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë të papaguar. Kemi qenë të gjithë të paguar rregullish­t dhe nuk kemi pasur probleme. Dy shqiptarë në një ekip, çfarë ngacmimesh merrni kur jeni me Baren?

Është shumë bukur. Me Keidi Baren kemi krijuar një miqësi shumë të mirë, në stërvitje apo edhe jashtë saj. Ia kalojmë shumë mirë. Jemi dy tipa pothuajse të njëjtë. Në ekip na duan të gjithë lojtarët dhe drejtuesit. Për mua është shumë mirë që të kem një tjetër shqiptar si Keidi. Jeni në kulmin e pjekurisë si futbollist dhe në kërkim të hapit final drejt suksesit. Cili është synimi juaj?

Unë i marr gjërat hap pas hapi. Për momentin shpresoj ta mbyll sa më mirë këtë sezon. Pastaj, kam edhe një vit kontratë me skuadrën e Levantes. Ëndërroj dhe shpresoj që të luaj vitin tjetër në La Liga, ta tregoj veten time, sepse nuk pata mundësi ta bëja këtë kur u transferov­a këtu në Spanjë. Është një ëndërr që dua ta bëj realitet. Dua ta shoh veten time në këtë sfidë. A keni një peng në karrierën tuaj?

Peng? Nuk mund të thuash peng... Unë e falënderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë në karrierë. Pengu im ka qenë se jam dëmtuar gjithmonë në momentet më të mira të miat. Sapo mbarova Europianin, isha në një formë shumë të mirë, më pas pësova një dëmtim që më la pak mbrapa. Përsëri te Levante, sapo shkova atje dhe mund të ishte një nga transferim­et e mia më të mëdha që kisha bërë deri në ato momente, përsëri u dëmtova. Këto kanë qenë pengjet më të mëdha. Megjithatë, unë falënderoj Zotin për çdo gjë që më ka dhënë. Do shikoj përpara dhe ishalla eci sa më lart. Keni pasur disa dëmtime të rënda, por sërish jeni kthyer në fushë më i fortë. A ka një mesazh dhe një sekret se si nuk dorëzoheni kurrë?

Këtë pyetje ma bëjnë shpesh njerëzit e afërt apo ata njerëz kur e kuptojnë se çfarë kam kaluar në karrierë. E gjitha ësh

të që unë jam shumë i fortë nga ana psikologji­ke. Për më tepër, unë kam gjithmonë një objektiv dhe bëj çdo gjë që të arrij atë objektiv që i vendos vetes. Gjithmonë jam kthyer përsëri dhe jam shumë i lumtur për këtë vetëbesim që kam. Duke jetuar shumë vite jashtë Shqipërisë dhe shpesh vetëm, si ia del Sadiku në kuzhinë me gatimet?

Nuk është se shquhem për kuzhinier shumë të mirë, por ia kam dalë. Edhe kur kam qenë vetëm, kam krijuar gjithmonë një shoqëri apo grup, ku kam pasur mundësinë që të shkoj të ha drekë ose darkë. Kam pothuajse 3 vite që jemi bashkë me të fejuarën time dhe nga kjo anë e kam mbyllur. Kam çdo gjë gati, kështu që jam shumë i lumtur. Nëse futeni të gatuani, a keni një pjatë me të cilën ia dilni më së miri?

Mund të gatuaj "Spagetti". I gatuaj mirë. I kam mësuar.

Si të gjithë meshkujt...

Po, sepse është më i shpejti. Harxhoj shumë pak kohë për t'i bërë. Çfarë ushqimi ju mungon nga familja, prej gatimeve të mamasë suaj?

Më mungojnë fasulet. Unë i ha shumë, ose grosha, siç i them në gjuhën popullore (qesh...). Edhe bizelet. Janë gjithashtu edhe shumë lloje supash që m'i gatuan mami në Shqipëri. Cila është këshilla më e vlefshme që keni marrë nga Xhani de Biazi?

Kam marrë shumë këshilla, pasi me misterin kemi bërë shumë biseda. Por sidomos nga Paolo Tramexani kam marrë gjithashtu këshilla, madje më shumë sesa nga misteri. Le të themi që kanë qenë të dy trajnerët që më kanë stimuluar shumë dhe më kanë ndihmuar shumë në të gjitha momentet më të vështira që kam kaluar në karrierën time.

Cili është trajneri juaj i preferuar në Kombëtare?

Xhani de Biazi dhe Paolo Tramexani. Mes shumë kritikash dhe pakënaqësi­sh nga opinioni sportiv apo nga ju futbollist­ët, për çfarë kishte të drejtë Panuçi?

Një gjë më pëlqente te Panuçi. Kur zhvillonte stërvitjen, duhet të ishte çdo gjë serioze. Të mos kishte as buzëqeshje. Kjo gjë më pëlqente shumë sepse unë vetë jam një tip që më pëlqen të bëj shaka, të luaj me të gjithë shokët e ekipit dhe gjatë gjithë kohës. Mirëpo, kur futem në fushë, jam shumë serioz. Sepse, unë për atë gjë jam aty dhe për atë gjë paguhem dhe më pëlqen që të jem shumë serioz. Në Kombëtare me Panuçin më pëlqente kjo gjë, ky seriozitet­i.

Ama jashtë fushe...

Jashtë fushe ishte i tepërt. Çfarë vlerësoni më së shumti tek Edi Reja?

Mister Reja ka sjellë shumë lojtarë të rinj në ekip. Është një trajner që ka shumë eksperienc­ë dhe gjërat që ai thotë kanë kuptim. Ka një bagazh dhe është trajner që të transmeton diçka. Nuk kemi qenë shumë bashkë, pasi unë kam qenë vetëm një grumbullim me trajnerin dhe nuk e njoh aq mirë, pra që të kem pasur një bisedë shumë të gjatë me të. Përveç jush, Cikalleshi­t dhe Balajt, treshes së Europianit, tani ka emra si Manaj, Vrioni, Uzuni, Çekiçi dhe Broja që po bëjnë mirë. Ka qenë atëherë më e vështirë konkurrenc­a për vend titullari apo tani?

Më përpara kur ikëm në Europian, ishte një periudhë tjetër. Ne po luanim të gjithë nëpër ekipet tona dhe të gjithë në momente shumë të mira. Kurse tani, pavarësish­t se lojtarët nuk luajnë në ekipet e tyre ose nëse luan në kategorinë e dytë etj., vjen në Kombëtare, jep më të mirën e sheh trajneri dhe e fut. Tani është bërë më e thjeshtë se përpara. Mua personalis­ht më janë dashur katër vjet me De Biazin që të zija një vend në formacion dhe t'i luaja 3 ndeshjet në Europian. Imagjinoni sa herë kam qenë në tribunë apo në stol... Si është ndjesia kur e prisni veten në formacion por nuk jeni dhe sa keni mësuar prej këtyre rasteve?

Shumë! Në ato katër vite me De Biazin, kishte momente që isha shumë mirë edhe me ekipin, shënoja gjithmonë gola, edhe në stërvitje me Kombëtaren. Kur vinte momenti për të parë se kush do të luante, kur hapej ajo tabela, nuk e shihja emrin aty. Uau! Nuk jam... Megjithatë, kjo gjë më bënte edhe më të fortë. Gjithmonë mendoja se do të futem dhe do të jap më të mirën time. Pastaj kur shkuam në Europian, e realizova objektivin që i kisha vënë vetes: Të luaja në të 3 ndeshjet titullar. Si e përshkruan­i golin ndaj Rumanisë në Europian?

Të gjitha sakrificat që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime, gjithë ai mundim, të gjitha dëmtimet, mënyra se si kam ikur nga Shqipëria, karriera në Zvicër në fillim në kategorinë e dytë dhe pastaj në Superligë... Kalimi në Kombëtare dhe gjithë ai mundim u shpërblyen tek ai gol në Europian. Nëse do të kishit mundësinë, do të bënit diçka ndryshe në karrierë?

Ndoshta do të bëja diçka ndryshe në zgjedhjen e menaxherëv­e ose të ekipeve. Por, falënderoj Zotin për gjithçka kam arritur deri më sot. Jam i kënaqur me çfarë kam arritur dhe këto zgjedhje do t'i bëja përsëri.

Jeni në lojë edhe për të thyer rekordin e Bogdanit, kryegolash­ënuesi i Kombëtares me 18 gola. A ia keni kërkuar sekretin "Bogut"

E kam shumë mik të mirë Bogdanin dhe flasim rregullish­t, kemi kontakte. Kur kam qenë i vogël, Bogdani ka qenë një nga idhujt e mi të Kombëtares, bashkë me Alban Bushin. Në fakt, nuk është se kemi folur shumë për këtë temë, por ai ma ka thënë që do të ishte i kënaqur që ta thyeja unë rekordin sepse më ka shok dhe mik. Unë do të mundohem që të shënoj sa më shumë gola në Kombëtare dhe ta kap rekordin e Bogdanit. Nëse do të zgjidhnit, në cilin ekip europian do të donit të ishit?

Një tjetër kombëtare? Jo, një tjetër skuadër apo do të donit ta ndërronit edhe Kombëtaren?

Pa dyshim që jo! Jam tifoz me Interin. Karriera ime ka pasur dëmtime në momentet më të mira dhe për momentin jam 29 vjeç. Nuk i dihet... Megjithatë, e shikoj shumë larg dhe thjesht do bëj tifo për Interin... Gjithmonë! Kush është idhulli juaj?

Kam shumë qejf që të jem siç e ka stilin Ibrahimovi­çi. Ibra te Milani? Nuk më vjen keq, sepse ka luajtur me Interin edhe ai. Cilët janë miqtë tuaj më të mirë?

Miq kam shumë. Enco Malindi, Pajtim Badalli dhe Elira Kajtazi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania