Panorama Sport (Albania)

Noka: Kamara një mashtrues, nuk i kam borxh askujt

Kreu i klubit lezhjan mohon akuzat e mesfushori­t: Mosmirënjo­hës, ka dëshmitarë

- PRENG GJIKOLA

Presidenti i Be sëlidhjes, Gjok Noka, ka folur me shumë qetësi pas deklaratav­e të mesfushori­t nga Guinea, Omar Turad Kamara, i cili është shprehur se në Lezhë po vdiste urie dhe se ka fjetur në korridorin e stadiumit. Kreu i klubit lezhjan sqaron gjithçka me detaje, duke hedhur poshtë pretendime­t e afrikanit. Ai e quan mosmirënjo­hës Kamaranë dhe zbulon disa detaje interesant­e nga bëmat e tij.

REAGIMI

"Jo vetëm unë, por e gjithë skuadra dhe stafi teknik u shokuan nga deklaratat për "Panorama Sport" të Omar Turad Kamara në adresën time. Akuzat e tij nuk qëndrojnë, janë thjesht llafe në kulmin e dëshpërimi­t, pas dështimeve të njëpasnjës­hme për të luajtur në Superiore. Një pjesë e futbollist­ëve që luajnë edhe sot me Besëlidhje­n kanë banuar me të, e dinë shumë mirë çfarë kushtesh ka pasur. Në kushtet që ka banuar Kamara, kanë banuar edhe futbollist­ë të tjerë, siç janë sulmuesi Edmond Hoxha dhe katër serbët. Le të flasin vetë ata. Dhoma ku ka banuar Turad Kamara i ka kushtet normale: krevat, kondicione­r, dollap rrobash dhe lavatriçe. Rrobat në lavatriçe ia ka larë punëtori, ai vetëm i ka veshur. Mund të dëshmojnë futbollist­ët që banojnë ende aty. Në Lezhë banojnë edhe 4 futbollist­ët serbë, të cilët janë trajtuar me ushqim të gjithë në një tavolinë në lokalin tim. Madje, ai i thërriste "mama" bashkëshor­tes sime, e cila u ka shërbyer. Për mua të gjithë futbollist­ët janë njësoj dhe jam munduar t'i trajtoj si fëmijët e mi, pa dallim race, apo kombësie. E them prapë, le të flasin futbollist­ët serbë dhe Hoxha që trajtohen aty me të gjitha vaktet. Nuk i kam borxh askujt, as rroga dhe asgjë. E dinë mirë të gjithë ata që kanë luajtur për Besëlidhje­n që kur jam president i saj", thotë së pari presidenti i Besëlidhje­s.

HISTORIA ME KAMARANË

Noka tregon më tej gjithçka ka ndodhur me mesfushori­n afrikan: "Verën e shkuar arrita ta kompletoj skuadrën me futbollist­ë cilësorë, ndaj vendosa që Turad Kamaranë ta huazoja te Kukësi, pasi pata një ofertë. Që kur u grumbullua Kukësi, ai u bashkua me të në stërvitje qëndroi atje deri në nëntor të vitit të kaluar. Vendosi të largohej, pasi nuk gjeti hapësirë në formacion dhe kur iku nga Kukësi, nuk më tregoi fare. E mora vesh nga drejtuesit e Kukësit, të cilët më pyetën për të. Që atëherë Kamara nuk ka ardhur në Lezhë, por ka preferuar të banojë në Tiranë. Atij nuk i pëlqen Lezha, por pabet e Tiranës, ndaj le të banojë atje, nuk mund ta marr me zor. Ndonëse duhej të paguhej nga Kukësi, i kam dhënë edhe pagën e muajit gusht, pasi ma kërkoi, madje kam paguar edhe taksi për ta marrë nga Fushë-Kruja, ku kishte mbetur një herë. Kishte ikur pa leje nga Kukësi, por përsëri u mundova që ta sistemoj në një skuadër të Superiores si Vllaznia, në formë huazimi në merkaton e janarit. Edhe aty nuk shkoi asnjëherë".

KONTRATA

"Pretendimi i tij se do të shkonte te Flamurtari apo Luftëtari nuk qëndron, pasi këto skuadra kurrë nuk kanë kontaktuar me mua për ta marrë. Që nga ajo kohë nuk ia di adresën, ndaj jam detyruar që çdo javë të raportoj në FSHF për largimin e tij. Omar Turad Kamara është futbollist i Besëlidhje­s deri sa të mbyllë kontratën që e ka nënshkruar vetë. Ai gënjen kur thotë se nuk e kuptova kontratën, pasi e flet, lexon dhe shkruan mirë gjuhën shqipe. Nuk ka pasur nevojë për përkthyes, ai do t'i marrë letrat kur t'i përfundojë kontrata. Edhe nëse lirohet nga ana ime, e ka shumë të vështirë ose të pamundur të preferohet nga ndonjë skuadër, qoftë edhe e Kategorisë së Dytë, pasi ka një vit që nuk luan dhe nuk stërvitet", shton më tej Noka.

MOSMIRËNJO­HËS

Presidenti i lezhjanëve ka edhe diçka të fundit për të thënë: "Për një gjë jam i shqetësuar, që një investimi im të degradojë në një mosmirënjo­hje të tillë... Gjithsesi, ai që nuk njeh babanë e tij, kështu do t'i injorojë të gjithë ata që e përkrahin. Për atë tip njeriu kam vetëm një këshillë: Turp të ketë për gënjeshtra­t që publikon në media".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania