Panorama Sport (Albania)

Rifillim me objektiva, Uzuni: Shënoj unë dhe shkojmë në finale

-

Lokomotiva e Zagrebit luan nesër në mbrëmje me Slaven Belupo, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë. Me këtë takim do të rikthehet futbolli i luajtur në Kroaci, ku federata dhe instancat shtetërore kanë vendosur që të ketë të pranishëm edhe tifozë. Ky do të jetë një 90-minutësh ku Lokomotiva do të kërkojë të kalojë në finale, duke u mbështetur edhe te lojtarët shqiptarë që ka në ekip. Mes të shumtëve që janë pjesë e rëndësishm­e e formacioni­t të këtij ekipi, është edhe Myrto Uzuni. Beratasi, një nga futbollist­ët kryesorë, së fundmi ka folur për faqen zyrtare të klubit kroat. Në vigjilje të rifillimit të futbollit, teksa është shprehur se të gjithëve u kishte munguar rikthimi në fushën e lojës, sulmuesi i Kombëtares ka treguar edhe objektivat e tij personalë në këtë takim. "Jam shumë i lumtur që jemi rikthyer në fushë. Të gjithëve na ka munguar futbolli. Kemi punuar shumë dhe shpresoj të vazhdojmë këto ndeshje të mbetura në nivelin që kemi qenë para se të ndalohej. Skuadra është fantastike dhe ne duhet që ta konfirmojm­ë veten në ndeshjet e ardhshme", është shprehur fillimisht sulmuesi kuqezi.

KUPA - Më tej, Uzuni ka treguar edhe synimet dhe objektivat në Kupën e Kroacisë, një objektiv i rëndësishë­m i Lokomotivë­s së Zagrebit. "E kemi kualitetin për të dalë në finale. Unë uroj të luajmë mirë dhe ta fitojmë këtë ndeshje. Duam të rifillojmë aty ku e lamë, edhe skuadra, por edhe unë personalis­ht. Dua të vazhdoj të shënoj gola. Do të lumturohes­ha shumë nëse shënoj dhe e dërgoj Lokomotivë­n në finale", u shpreh Uzuni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania