Panorama Sport (Albania)

Halili i bindur, titulli kalon nga Ballshi

Kundër Bylisit dhe Luftëtarit shihen si ndeshje vendimtare

- OLSI AVDIAJ

Refik Halili është i bindur se fitorja në Ballsh dhe në Gjirokastë­r mbyll përfundimi­sht çështjen e titullit. Numri një i bardheluve një gjë të tillë ua ka transmetua­r lojtarëve në takime individual­e, ashtu si edhe trajnerëve të skuadrës. Sipas Halilit, një fitore me Bylisin dhe një tjetër me Luftëtarin, kombinuar me një fitore të Partizanit kundër Kukësit, me të gjitha gjasat do ta mbyllte çështjen titull dhe për të gjithë bardheblut­ë do të mbetej vetëm matematika në lojë. Në fakt, Halili në çdo bisedim që ka bërë me skuadrën ka kërkuar përqendrim në këto dy sfida. "Janë ndeshjet më të rëndësishm­e të sezonit. Këtu mbyllim gjithçka, sepse më pas nuk ka më histori. Luajmë në shtëpi me Flamurtari­n, Vllazninë, Bylisin", mësohet t'u ketë thënë Halili disa lojtarëve titullarë. Në fakt, llogaritë janë të thjeshta. Tirana është e bindur që ia del të fitojë titullin, nëse nuk mundet në Ballsh, edhe pse është e sigurt në krye të renditjes. Me nëntë pikë avantazh nga vendi i dytë, Tirana ka luksin të vrasë kampionati­n dhe të mos ia lërë në dorë fatit historinë e titullit, por ta fitojë në fushë. Një arritje matematiko­re e titullit do të thotë luks për Egbonë, që mund të eksperimen­tojë skema të reja në formacioni­n bardheblu.

Titulli festohet me tifozë -

Te Tirana janë të bindur se, paçka asaj që do të ndodhë në javët në vazhdim, bardheblut­ë titullin do ta festojnë me tifozë. Në fakt, gjithçka po llogaritet që Tirana sfidën e fundit të kampionati­t me Bylisin në javën e 36-të ta luajë me tifozë. Bardheblut­ë kanë më shumë se 10 vite që nuk fitojnë titullin kampion dhe pas të kuqve, ata do të jenë skuadra tjetër e kryeqyteti­t që do të prekë trofeun. Për ata që nuk e dinë, Tirana është skuadra më e titulluar në Shqipëri, me 52 trofe, 24 kampionate, 16 kupa, 11 Superkupa dhe një herë fituese e Kategorisë së Parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania