Panorama Sport (Albania)

Muça: Kurrë te Partizani, ndaj Bylisit luajmë sezonin

-

Mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça, po kalon një rini të dytë te bardheblut­ë. 33-vjeçari është shumë pranë fitimit të titullit të dytë kampion në karrierën e tij, pas atij me Dinamon. Në një prononcim për emisionin "Fan Zone", Muça ia mbylli derën përfundimi­sht një transferim­i te Partizani teksa u shpreh se është e pamundur të vishet i kuq. "Nuk ka rrogë që më blen për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa mendjemadh­ësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë. Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillues­hme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana. Shkalla e vështirësi­së për të ecur në Europë është pak më e madhe. Gjithsesi, me pak fat mund të ecim përpara. Duhet kujdes maksimal për të shmangur dëmtimet. Kundërshta­ri mundohet të na vërë në gjumë për të na thënë se kampionati është mbyllur, por ai është hapur më shumë se kurrë. Tani asgjë nuk është e sigurt. Rinisja e kampionati­t mund të sjellë shumë probleme që kanë hasur skuadra të mëdha të Europës", është shprehur Muça. Rëndësia e ndeshjes së parë - "Kjo ndeshje do vlejë për 90% të kampionati­t për ta mbyllur. Përveçse luajmë me një kundërshta­r të fortë, ka të bëjë edhe me çështjen e motivimit. Me këtë ndeshje mund të vrasim kampionati­n. Distancimi social na ka çoroditur të gjithëve. Sportistët rrinë më shumë me njëri-tjetrin se me familjen. I bie të distancohe­sh nga familja dhe jo nga shokët e skuadrës. Kalendarin e bën të vështirë ose të lehtë skuadra. Nuk ka kundërshta­rë të lehtë ose të vështirë. Nuk ka eufori apo nënvlerësi­m. Sikur edhe ta kishim fituar kampionati­n, kemi një tjetër trofe, Kupën si dhe përfaqësim­in dinjitoz në Kupat e Europës. Duhet të jemi të motivuar në maksimum. Trajneri Egbo thjesht të na kujtojë ndeshjen ndaj Partizanit dhe karikimi është maksimal", mbylli Gent Muça.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania