Panorama Sport (Albania)

Visente akuzon: Drejtuesit e Bylisit na kërcënonin gjatë karantinës

Mbrojtësi brazilian: Më kanë gënjyer, kontrata ime ka mbaruar

-

Mbrojtësi i Bylisit, Visente de Paula Mercedes, vazhdon të akuzojë Bylisin.Ai thotë se nuk është paguar ende. Gjithashtu në një prononcim të dhënë për "ESPN", lojtari pranon se klubi i ka kërcënuar lojtarët të dilnin në stërvitje, ndonëse diçka e tillë është e ndaluar. Ai shton se kontrata i ka përfunduar më 23 maj dhe tani mendon vetëm të kthehet në Brazil. "Kisha mundësinë të shkoja në Zvicër, por një agjent që më kishte parë kur luaja, më tha që ekipit i duhej një lojtar si unë në krah që të luftonte për titullin. Kur firmosa me klubin, agjenti nuk ishte aty dhe gjithçka që m'u premtua, nuk është realizuar".

Familja - "Mamaja ime ishte e shtruar në spital dhe doja të kthehesha në Brazil që t'i qëndroja pranë. Fola me presidenti­n e Bylisit, por nuk më dha leje, duke thënë se ekipi kishte ndeshje shumë të rëndësishm­e dhe duhesha unë. Kërkova të shkoja në shtëpi që t'i jepja forcë mamasë. Ishte një moment shumë i vështirë, sepse isha vetëm unë dhe ajo. Por, presidenti ishte shumë i ftohtë dhe i prerë. Nuk më dëgjoi edhe pse i thashë se do të shkoja dhe do të rikthehesh­a. Kur më vdiq mamaja, nuk më dhanë leje, duke bërë një gjë të shëmtuar, pasi presidenti nuk ndiente asgjë. Nuk mund të flisja as tamam me të, pasi isha duke qarë nga dhimbja që kisha përbrenda".

Rrogat - "Në 4 muaj më kanë dhënë vetëm 1 mijë euro, e cila nuk është as paga ime. Nga koha që kam ardhur këtu, vetëm më kanë gënjyer, nuk e di nëse paratë që më kanë dhënë ishin të rrogës sime apo diçka tjetër. I kam pranuar se më duheshin dhe i nisa të gjitha në Brazil. Në këtë periudhë kam marrë vetëm pagën nga FSHF-ja. I kam përdorur mirë ato para, për të shmangur problemet me shëndetin dhe urinë. Kontrata më ka përfunduar më 23 maj, por klubi nuk ka diskutuar asnjëherë me mua për paratë. Futbolli rifillon më 3 qershor në Shqipëri, por unë nuk e kam mendjen aty. Mendoj vetëm të rikthehem në Brazil".

Stërvitja - FIFA ka kërkuar që të mos stërvitemi, por klubi na tha se duhet të bënim stërvitje gjatë karantinës, në të kundërt, do të na gjobisnin. Nuk mund të bënim gjë tjetër veçse t'i bindeshim", u shpreh Vicente.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania