Panorama Sport (Albania)

Lojtarët e huaj drejt skadencës, Partizani jep sinjale spastrimi

Skuadra e sezonit të ri pritet të nisë nga... Sormani

- ILIR CARA

Partizani mund të dështojë totalisht në këtë sezon nëse nuk arrin objektivin minimal, pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Të eliminuar turpshëm nga Besëlidhja në Kupën e Shqipërisë dhe thuajse jashtë lojës për titull, skuadra e drejtuar nga trajneri Adolfo Sormani me rifillimin e kampionati­t ka 10 ndeshje në dispozicio­n për të kapur zonën europiane, duke ditur se aktualisht janë të gjashtët në renditje me 38 pikë. Projekti pas fitimit të titullit rezultoi zhgënjim, kështu që drejtuesit kanë projektuar një revolucion të ri pas përfundimi­t të këtij edicioni. "Panorama Sport" prej kohësh ka hedhur dritë rreth "operacioni­t fshesa", ku më të rrezikuari­t janë të huajt që erdhën me shumë bujë në verën e 2019ës, si dhe ata që kanë rroga të majme. Miqësorja e fundit me Turbinën është pasqyra më e mirë e projektit të ri të Partizanit, duke vërtetuar edhe njëherë pritshmëri­të për futbollist­ët e huaj, të cilët e kanë humbur terrenin dhe besimin në ekip. Në formacioni­n fillestar ndaj cërrikasve ishte vetëm një i huaj, mbrojtësi Boldor, ndërsa dyshja sulmuese SolomonBra­un e nisën nga stoli. Ndërsa Melo nuk u përfshi fare në këtë test kontrolli, duke ditur se është i pezulluar për Skënderbeu­n. Kështu që në vijim, sulmuesit e huaj do të shikohen më shumë si alternativ­a sesa zgjedhje e parë. Me shumë mundësi skuadra e sezonit të ri nis nga trajneri Adolfo Sormani, i cili ndonëse pësoi një goditje të rëndë në derbin e 28 shkurtit, ai e vijoi punën e tij duke mos pasur fatin e paraardhës­ve të mundur në duelet me bardheblut­ë. I pari nga të huajt që e ka pësuar nga trajneri italian ka qenë Aristotele­s Romero, i cili pas humbjes në Kupë në Lezhë u dëbua nga ekipi i parë. Më vonë u largua si titullar edhe sulmuesi Theofilus Solomon, i cili u akuzua shumë për impenjimin që pati në humbjen 5-1 në derbi. Ndërsa për Brajan Braun situata është disi më komplekse, pasi Partizani ka paguar 50 mijë dollarë vjet për kartonin e xhamajkani­t, i cili ka firmosur për 2 vite dhe përfiton rreth 8500 dollarë amerikanë në muaj. Dejan Boldor është një tjetër i huaj që mbërriti në verë te Partizani, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Verona. Rumuni pati një start të mirë, por më vonë humbi terren.

Gjasat janë që ai të largohet pas përfundimi­t të marrëveshj­es së huazimit. Nga futbollist­ët e huaj që afroi Partizani vjet, më rezultativ­i është braziliani Uilliam Melo, që ka shënuar edhe 5 gola dhe shikohet si pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri.

 ??  ?? Çifti Pano gjatë një gëzimi
Çifti Pano gjatë një gëzimi
 ??  ?? Solomon dhe Braun gjatë një seance stërvitore me Partizanin
Solomon dhe Braun gjatë një seance stërvitore me Partizanin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania