Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, dy brazilianë bëhen çështje

Karlos Henrike dhe Indio Oliveira debatojnë me Troisin dhe s'pranojnë të luajnë

- KLUBI ERMAL SIKA

Dy lojtarë brazilianë bëhen çështje te Flamurtari. Mesfushori Karlos Henrike Ramos dhe sulmuesi Indio Oliveira nuk kanë pranuar që të luajnë në ndeshjen miqësore të së mërkurës që Flamurtari zhvilloi kundër Orikut. Mësohet se çështja financiare është bërë shkak për mospranimi­n nga ana e dy lojtarëve që të aktivizohe­n në këtë test. I vetmi që nuk ka "ngritur krye" dhe është aktivizuar në këtë takim nga brazilianë­t e mbetur në Vlorë ka qenë mesfushori Lukas Ramos. Ky i fundit ishte vendosur në formacion nga trajneri. "Panorama Sport" zbulon se para ndeshjes miqësore dy lojtarët brazilianë kanë pasur edhe një debat me trajnerin Marcelo Troisi. E ndërsa ky i fundit ka kërkuar që bashkëkomb­ësit e tij të aktivizohe­shin në këtë test, ka hasur në rezistencë­n e tyre. Ata janë parë të diskutojnë me njëri-tjetrin, ndërsa mendohet se lojtarët i kanë kërkuar trajnerit që të ndërhyjë për të zgjidhur situatën financiare. Kujtojmë se tre brazilianë­t e Flamurtari­t gjatë kësaj periudhe që prej ndërprerje­s së kampionati­t kanë qëndruar në Vlorë për shkak të mbylljes së kufijve.

- Drejtues të Flamurtari­t thanë dje për gazetën se klubi është treguar korrekt me brazilianë­t. Sipas tyre, lojtarët kanë marrë dy paga "lufte", ndërsa kanë shlyer çdo detyrim tjetër sa i përket akomodimit dhe ushqimit. "Gjatë kohës që ka qenë pandemia, klubi u është përgjigjur atyre me të gjitha detyrimet. Natyrisht që ka vonesa në paga për shkak të llogarive bankare që janë të bllokuara, por po përpiqemi për ta zgjidhur këtë situatë", tha dje një zyrtar i lartë i klubit vlonjat për gazetën. Ndërkohë, vazhdojnë të mungojnë në stërvitjen e kuqezinjve lojtarë si Jorgos Sarris, Kreshnik Nebihu dhe Olsi Gocaj. Të pakuptuesh­me këto vonesa në një kohë kur ekipi po bën gati dy javë që ka nisur përgatitje­t. Nebihu vijon të jetë në Kosovë, ndërsa Sarris në Greqi dhe Gocaj në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania