Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu argëtohet kundër Besës

Skuadra e Dajës bind me lojë, pesë golat i shënon që në pjesën e parë. Kavajasit zgjohen në të dytën

- FERIZ FERIZAJ

Skënderbeu zbret në fushë sërish për një miqësore pa kaluar 24 orë nga ndeshja që zhvilloi të mërkurën ndaj Dinamos. Dje korçarët u testuan kundër Besës në Durrës. Ka qenë një miqësore që tregoi një formë të mirë të bardhekuqv­e, që edhe pse vinin nga ngarkesa e marrë një ditë më parë, sërish u shfaqën në fushë mjaft të qartë, duke lënë të kënaqur stafin teknik. Skënderbeu fitoi me shifrat 5-2 ndaj Besës dhe më e veçanta ishte se golat nga bardhekuqt­ë u shënuan të gjithë që në pjesën e parë. Treshja e sulmit të Skënderbeu­t, me Dejvi Bregun dhe Nazmi Gripshin nga krahët, si dhe Blerim Krasniqin në majën e sulmit, bëri çfarë deshi me mbrojtjen e Besës. Në 45 minutat e para Krasniqi dhe Bregu shënuan nga dy gola, ndërsa Gripshi vulosi me golin e pestë. Besa tregoi dobësi edhe për prej faktit se ka nisur më vonë stërvitje. Gjithsesi, skuadra e trajnerit Ndriçim Kashami u zgjua në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Gonçalves që shkurtoi diferencën e golave në 5-1. Më pas sulmuesi Onuh i çoi shifrat në 5-2, duke mposhtur nga pika e bardhë e penalltisë portierin Dajsinani.

NDRYSHIMET

Skënderbeu e mbylli miqësoren me dy ekipe. Fillimisht u aktivizuan Koliçi në portë, Jashanica, Pollozhani, Pëllumbi dhe Imami në mbrojtje, Dita, Daja dhe Mara në mesfushë, si dhe Gripshi, Bregu e Krasniqi në sulm. Trajneri Daja aktivizoi në pjesën e dytë të gjithë lojtarët e stolit, me Dajsinanin, Nuriun, Vitijën, Liçin, Vangjelin, Esienin, Elezin, Randy, Lukajn, Berishën, Pusin dhe Ndeki. Edhe trajneri i Besës hodhi në fushë emra si Gonçalves, Kardozo, Sulejmani, Hoxha, Ligeja. Niveli i lojës la disi për të dëshiruar në pjesën e dytë, nisur edhe nga ndryshimet e shumta, por edhe gjendja fizike e skuadrave. Pas më shumë se dy muajsh pushim, stafet respektive duan që në këtë moment të mos i ngarkojnë shumë lojtarët prej dëmtimeve.

 ??  ?? Çast nga një seancë stërvitore e Skënderbeu­t në Durrës
Çast nga një seancë stërvitore e Skënderbeu­t në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania