Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t me kontratën, Kukësi kërkon ta mbajë Shkurtajn për Europën

Në klub, të bindur se sulmuesi ikën vetëm pas angazhimev­e europiane

- PRECEDENTË­T PROBLEMI S. SULOZEQI

Rrugët e sulmuesit Vasil Shkurtaj dhe Kukësit do të ndahen pas përfundimi­t të këtij sezoni. Kjo u konfirmua pak ditë më parë nga drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, i cili pohoi se Shkurtaj nuk dëshiron të firmosë rinovimin e marrëveshj­es dhe në përfundim të këtij sezoni palët do t'ia japin dorën njëri-tjetrit. Në fakt, ka qenë edhe vetë 28-vjeçari vlonjat, i cili ka deklaruar për gazetën se synim ka që në mbylljen e sezonit me Kukësin të transferoh­et në një kampionat të fortë jashtë Shqipërisë. Kjo gjë duket se është e pashmangsh­me, paçka se për bomberin e Kukësit ofertat nga Partizani dhe Tirana janë konkrete. Shkurtaj është shumë i përqendrua­r në këtë moment tek ekipi dhe objektivat e titullit apo fitimit të Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër është

Kukësi që synon ta mbajë lojtarin deri në përfundim të Kupave të Europës. Problemi është se kjo gjë është në dorë të sulmuesit që të marrë pjesë apo jo në Europë me Kukësin, pasi ai ka firmosur kontratën deri në mbyllje të sezonit. Por, për

Kukësin mbyllja e sezonit do të thotë përfundimi i Kupave të Europës. Pra, drejtuesit e Kukësit bëjnë tjetër interpreti­m të marrëveshj­es. Gjithsesi, kjo mbetet për t'u parë se si do të vijojnë ngjarjet pas mbylljes së sezonit, por dëshira e klubit është që lojtari të qëndrojë deri në përfundim të Kupave të Europës, madje këtë gjë e konsideroj­në të padiskutue­shme kur pyeten zyrtarisht nga "Panorama Sport".

Ka pasur disa shembuj konkretë ku lojtarët janë larguar nga

Kukësi pas mbylljes zyrtarisht të sezonit. Të tillë janë Albi Alla dhe Elton Kale, të cilët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e Kupave të Europës e të largohen, por me të dy Kukësi ka dalë fitues. Alla mbas largimit te Larisa, i detyruar u rikthye te Kukësi, ndërsa edhe Kale doli i humbur në betejën me verilindor­ët e nuk luajti për disa muaj te Flamurtari, derisa çështja u zgjidh me mirëkuptim mes Gjicit dhe administra­torit Sinan Idrizi. Me të vetmin lojtar që Kukësi ka humbur betejën në kontratën e nënshkruar ka qenë Izair Emini, teksa lojtari u largua në verën e vitit 2017, pasi u shpall kampion. Emini nuk pranoi të luante në Kupat e Europës me Kukësin dhe u largua drejt Shkëndijës së Tetovës. Kukësi nuk ia jepte letrat lojtarit, por ishte një përgjigje e FIFA-s që e lejoi Eminin të firmoste me Shkëndijën dhe e detyroi Kukësin të lëshonte lejekalimi­n, pasi sulmuesi nuk kishte më detyrime ndaj klubit ku mbylli sezonin. Gjithsesi, nuk është i njëjtë rasti i Shkurtajt, pasi këtë herë sezoni do të mbyllet në fund të korrikut, diçka e papreceden­të. Ndërsa Kupat e Europës do të

nisin në gusht, pikërisht turet paraelimin­atore, ku marrin pjesë ekipet shqiptare.

Një problem shumë i madh pritet të jetë për lojtarin dhe vetë Kukësin, pasi çdo gjë do të varet nga afatet për periudhën kur do të mbyllen kampionate­t dhe kur do të luhen Kupat e Europës. Ndërsa Kukësi mund të ketë edhe një pretendim tjetër, nëse hipotetiki­sht mund të kalojë disa ture. Në këto kushte, Shkurtaj duhet të jetë pjesë e Kukësit derisa skuadra të eliminohet, gjë që nuk e lejon të firmosë për klubin e ri. Pra, i bie që pretendimi i klubit të bjerë në këtë aspekt. Gjithsesi, të gjithë e duan Shkurtajn që ta kenë në fushë në përballjet në arenën europiane, por gjithçka do të varet nga vetë sulmuesi dhe për më tepër nga ajo që është shkruar e zeza mbi të bardhë në kontratën mes palëve. I sigurt për momentin është fakti se futbollist­i do të jetë me verilindor­ët deri në gusht, gjithnjë nëse Kukësi i shkon deri në fund edhe Kupës së Shqipërisë. Superiorja është parashikua­r të mbyllet më 29 korrik, ndërsa finalja e Kupës do të luhet më 2 gusht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania