Panorama Sport (Albania)

“Gjika sheh fantazma, ja pse nuk kam asnjë lloj pishmani”

-

Pas thumbimeve të Shpëtim Gjikës, reagoi edhe Ridvan Bode. Ish-ministri e Financave, enkas për "Panorama Sport", iu përgjigj deklaratav­e të ish-kryebashki­akut të Vlorës. Ai e pranon simpatinë për ekipin e Skënderbeu­t, megjithatë theksoi se nuk ka bërë asnjë mëkat. "Po, pse tani u kujtuan të merren me atë që ka ndodhur në vitin 2011...?! Më duken budallallë­qe... Unë mbaj mend që digjnin fotografi nëpër stadiume në atë kohë në Vlorë apo diku tjetër, por di të them se nuk jam takuar asnjëherë me Shpëtim Gjikën. S'kam pasur lidhje fare me ato që pretendohe­n. Unë kam qenë tifoz i Skënderbeu­t dhe nuk e di se çfarë të keqeje ka këtu dhe pse duhet të lidhet emri im me histori që nuk kanë asnjë të vërtetë?! Po, ajo që mund të them është se kam ndihmuar në atë periudhë klubin e Skënderbeu­t që të ndërtojë fushën e stadiumit. Kam qenë deputet i Korçës dhe kam mbështetur klubin për aq sa më takonte. Nuk kam

bërë ndonjë mëkat unë. Gjika merret me fantazma të kohës së shkuar akoma, nuk di çfarë të them më tepër. Nuk jam nga ata unë që i ndryshoj bindjet politike. E vërteta është që unë në këtë moment jam jashtë politikës, kaq. Le të gjejnë një njeri dhe të më thonë se unë jam ngatërruar me këto punë në politikë apo sport. Nuk jam unë një person që kam frikë ndonjë njeri. Le ta gjejnë një njeri dhe të thonë që unë jam ngatërruar me këto gjëra... Megjithatë, unë nuk kam asnjë lloj pishmani apo gjynahu në këtë histori", tha mes të tjerash ish-ministri Ridvan Bode ekskluzivi­sht për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania