Panorama Sport (Albania)

Mbledhja për rrogat, ja çfarë pritet sot në Shkodër

Vlerësimi i logos mund të shkojë në 1 milion euro

- SENAD NIKSHIQI

Vllaznia me "sytë" nga Këshilli Bash kiak, që në të njëjtën kohë ka funksionin e asamblesë së klubit të futbollit. Mbledhja e parashikua­r për sot mund të zgjidhë më në fund vështirësi­të financiare të ekipit. Bashkia Shkodër dhe klubi hodhën hapin e parë, duke plotësuar dy kërkesat që u lanë si afat prej kryetares së Këshillit Bashkiak Brisela Kadia. Bashkia vendosi të modifikojë pasqyrat financiare të vitit 2018, që nuk janë miratuar nga Këshilli Bashkiak i mëparshëm dhe janë trashëguar te këshilli i ri, bashkë me pasqyrat financiare të 2019-ës. Të paktën bilancet e 2018-ës pritet që bashkia t'i sjellë të modifikuar­a, duke eliminuar disa gabime sa i përket kontabilit­etit, por edhe asaj që quhet vlera e logos ose kontabiliz­imi i emrit të mirë të shoqërisë.

RIVLERËSIM­I I LOGOS

Në raportin e 2017-ës, i bërë nga një kompani për vlerësimin e aseteve të Vllaznia sh.a, vlera e logos ose emri i mirë janë vlerësuar në një shumë prej 189 milionë lekësh të vjetër, ndërsa vlera e ankandit për shitje në afro 500 milionë lekë të vjetër. Ky raport nuk është miratuar nga asambleja sh.a. Deri më tani vlera e logos e Vllaznia sh.a nga ana e vetë klubit ka qenë zero dhe në të gjitha raportet audituese, një prej problemeve kryesore që duhet përmirësua­r është pikërisht vlera e logos, e cila mund të variojë nga 4 mijë euro, deri në të paktën 1 milion euro. Rritja e vlerës së logos, rrit automatiki­sht edhe vlerën e shitjes në ankand të Vllaznia sh.a në rast se vendoset seriozisht privatizim­i i Vllaznisë. Natyrshëm që nga 2017-ta, kur është bërë raporti i vlerësimit të aseteve të Vllaznisë, gjërat kanë ndryshuar dhe do të nevojitet një raport tjetër.

RENDI I DITËS

Mbledhja e asamblesë së Vllaznia sh.a ka tri pika të rendit të ditës. E para është zvogëlimi i thjeshtuar i kapitalit financiar, kërkesë kjo e Këshillit Bashkiak, por edhe e raporteve audituese. Tashmë buxhetet që do miratohen nuk do cilësohen më si rritje e kapitalit të Vllaznia sh.a (siç ka ndodhur nga 2011-ta kur Vllaznia u kthye në sh.a dhe thuajse deri më tani), por si një akt i thjeshtë administra­tiv. Pika e dytë është miratimi i buxhetit të Vllaznia sh.a për 2020-ën. Edhe buxheti ashtu si pasqyra financiare e 2018ës ka ardhur i modifikuar, edhe kjo kërkesë e Këshillit Bashkiak. Administra­tori i Vllaznisë, Suad Lici, i është drejtuar me një shkresë asamblesë së Vllaznia sh.a, duke i bëri të ditur se dy muajt prill-maj, ku nuk kishte aktivitet futbollist­ik për shkak të pandemisë, do të zëvendësoh­en me muajt qershor-korrik, por pa shtesë në fondin e pagave për lojtarët dhe stafin. Pra, lojtarët mund të paguhen për muajt prill dhe maj, por më pas do të luajnë pa parà në qershor dhe korrik. Klubi Vllaznia këtë pretendon se e ka të bazuar në rregullore­n e FIFA-s. Nga ana tjetër klubi Vllaznia i kërkon asamblesë që paratë e biletave të ndeshjeve pa tifozë, që të përllogari­tura për këtë periudhë shkojnë në rreth 151 milionë lekë të vjetër, të jepen për klubin nga bashkia dhe të miratohen nga Këshilli Bashkiak ose nga ana e qeverisë, sepse në të kundërt, do të jetë e vështirë për të mbuluar shpenzimet. Pasqyra financiare e 2018-ës dhe buxheti i 2020-ës janë modifikuar, por mbetet për t'u parë nëse do të miratohen nga këshilli. Nëse kjo ndodh, atëherë do të zhbllohet edhe dhënia e pagave për lojtarët. Kujtojmë se lojtarët e Vllaznisë për tri ditë bojkotuan stërvitjet për shkak se nuk kishin marrë rrogat për muajt shkurt, mars, prill dhe maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania