Panorama Sport (Albania)

Kushtet skandaloze, Lushnjës po i “rrëmbejnë” dhe anekset

Muri rrethues i shkollës ngushton përmasat e një fushe

- BASHKIA Alban Alushi

Lushnja është ndër skuadrat që ka vështirësi­të më të mëdha sa u takon ambienteve stërvitore. Për verdhejesh­ilët, terreni i vetëm stërvitor është fusha e stadiumit “Roza Haxhiu”, pjesa tjetër e infrastruk­turës është në gjendje alarmante, madje edhe atë po ia “rrëmbejnë”. Aneksi para stadiumit është tejet i amortizuar dhe i lënë në harresë prej vitesh, nuk plotëson asnjë standard. Kushtet e këqija dhe mungesa e barit janë shkak edhe për dëmtimet e futbollist­ëve të moshave që stërviten aty, ndaj një pjesë e tyre tërhiqen për t’u sistemuar diku tjetër. Ndërtimi i gjimnazit

“Vath Korreshi” ka bërë që muri rrethues i shkollës gati të bashkohet me portën veriore të aneksit, duke e dëmtuar shumë edhe në përmasa. Aneksi i dytë, që ndodhet në jug të stadiumit, është një tjetër “xhungël”. Amortizim total edhe këtu, ndaj dhe zgjidhja e vetme është rikonstruk­sioni

i plotë i këtyre terreneve me një investim serioz.

- Vit pas viti Bashkia e Lushnjës, që ka në pronësi këto ambiente, nuk ka bërë asgjë për përmirësim­in e situatës. Njësia vendore duhet të kryejë pjesën e saj të investimit, që FSHF-ja të sjellë pastaj tapetin dhe aksesorë të tjerë. Edhe pse skuadra e qytetit e ka të domosdoshm­e këtë gjë, bashkia nuk ka hedhur asnjë hap, pasi nuk e mbulon dot pjesën e saj të shpenzimev­e. Shpenzimi i vetëm i saj është aktiviteti futbollist­ik. Investimi jashtë sh.a-së për të ndërhyrë në terrenet sportive do të vijojë të mungojë, pasi në buxhetin e 2020-ës nuk ka asnjë plan-projekt për infrastruk­turën sportive. Edhe në buxhetet afatmesme 2020-2022 nuk ka asnjë parashikim. Bashkia është aksionerja e vetme dhe investimin në terrenet sportive e ka të pamundur. Treguesi më i qartë ishte precedenti i një dekade më parë, kur FSHF-ja solli një tapet plastik për fushën e Plugut dhe priti 8 muaj që të realizohej investimi. Klubi lushnjar nuk përfundoi pjesën e tij të punimeve dhe tapeti “udhëtoi” drejt Kukësit për të eliminuar amortizimi­n.

 ??  ?? Fushat e amortizuar­a me dhe ku stërvitet Lushnja
Fushat e amortizuar­a me dhe ku stërvitet Lushnja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania