Panorama Sport (Albania)

Trena, autobusë e avionë, ja plani dhe rregullat për transferta­t

-

Liga e Seria A, në pritje të takimit të 28 majit mes institucio­neve sportive dhe kryeminist­rit të Italisë, Xhuzepe Konte, ka zbardhur dje edhe planin se si skuadrat elitare të futbollit do të udhëtojnë në transferta. Dhe nuk po flasim vetëm për protokolli­n që duhet ndjekur në stadiume, por edhe për mënyrën se si ekipet do të mbërrijnë në destinacio­net e tyre, sidomos kur do t’i duhet të luajnë jashtë fushe. Rregullat e përgjithsh­me përfshijnë prezencën e të gjithë kontingjen­tit të skuadrës, në krye të së cilës do të qëndrojnë personat e specializu­ar për kontrollin e higjienës, por ka indikacion­e specifike edhe për zgjedhjen e udhëtimeve që do të përdorin skuadrat, qoftë ky autobus, trena apo avionë.

UDHËTIMI ME AUTOBUS - Kjo është zgjidhja më e sigurt nëse distancat e lejojnë. Gjatë udhëtimit nuk do të ketë ndalesa gjatë rrugës, ndërsa skuadra e përbërë nga lojtarët, stafi teknik e mjekësor apo edhe drejtues, do të shpërndahe­t në dy autobusë. Shoferët e autobusëve do të kenë të njëjtin trajtim dhe përkujdesj­e si pjesa tjetër e skuadrës, madje do të ndjekin të njëjtat rregulla si futbollist­ët etj. gjatë qëndrimit në hotel. UDHËTIMI ME TREN - Skuadrat do të kenë vagonët e tyre ekskluzivë, të cilët do të higjienizo­hen përpara mbërritjes së skuadrës. Për më shumë, me ndihmën e policisë së hekurudhës do të hapet një “kanal” kalimi vetëm për skuadrën që do të ngjitet në bord, për të evituar çdo kontakt të mundshëm me pasagjerët e tjerë. UDHËTIMI ME AVION – Zgjidhja e privilegju­ar do të jetë ajo me çartera, të cilën duhet ta konfirmojë autoriteti aeroportua­l. Procedura e këtij udhëtimi do të kërkojë që ekipi të ngjitet në avion, direkt nga autobusi që do t’i shoqërojë lojtarët, nga qendra stërvitore apo hoteli, në aeroport. QËNDRIMI NË HOTEL

Për akomodimin parashikoh­et një ndarje ekskluzive me ambiente dhe korridore ekskluzive që do të përdoren vetëm nga skuadra. Madje, edhe shkallët dhe ashensorët (nëse këto do të përdoren) do të përdoren vetëm nga një person i vetëm, i cili duhet të mbajë të veshura detyrimish­t maskë dhe doreza (masë kundër prekjes së parvazeve apo butonave të ashensorit). Çdo futbollist do të ketë dhomën personale dhe e gjithë skuadra duhet të jetë në të njëjtin kat. Gjatë periudhës së akomodimit, asnjë person, qoftë edhe sanitaret e hotelit, nuk do të kenë akses për të pastruar dhomat e asnjë pjesëtari të skuadrës. Për të ushqyerin, zgjidhja do të jetë ose një mensë e personaliz­uar, ose çdo pjesëtari të ekipit do t’i dërgohet ushqimi sipas menysë në dhomat e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania