Panorama Sport (Albania)

Pranohet edhe protokolli për arbitrat, zero protesta dhe 1.5 metra distancë komunikimi

UDHËZIMET / Ekipet pritëse vijnë me makina personale në stadium, ja i gjithë protokolli zyrtar

-

Liga e Serisë A ka publikuar guidën me udhëzimet përpara tentativës për të rinisur kampionati­n në mes të muajit qershor, në stadiume, dhoma zhveshjesh, duke kaluar deri te intervista­t dhe masat higjienike. Në stadium do të jenë 300 persona (333 persona në rastin më të keq), nuk do të ketë asnjë kontakt me arbitrin përpara dhe gjatë ndeshjes dhe do të ndalohet protestimi dhe afrimi më pak se 1.5 metra. Sigurisht ndalohen shtrëngime­t e duarve dhe lamtumirë maskotave. NË STADIUM – Stadiumi do të ndahet në tri zona: teknike, tribunat dhe zona e jashtme. Maksimumi 300 persona në total, 100 për zonë. Udhëzimi specifikon numrin e detajuar të personave në zonat të ndryshme. Mbledhësit e topave do të jenë 4. Dhjetë numri i gazetarëve.

MBËRRITJA NË STADIUM – Do të bëhet përmes autobusëve apo automjetev­e të ndryshme të transporti­t, me distanca të respektuar­a sigurie ose maska. Skuadrat dhe arbitrat do të mbërrijnë në orare të ndryshme. Për skuadrën pritëse rekomandoh­et të vijë me makina personale.

DHOMA E ZHVESHJES – Të përdoren sa më shumë ambiente që të jetë e mundur për t’i ndarë titullarët, portierët dhe rezervat. Nuk do të lejohet asnjë regjistrim televiziv brenda dhomave të zhveshjes të higjienizu­ara. CEREMONIA E NDESHJES – Skuadrat do të hyjnë në fushë në momente të ndryshme për të shmangur mbipopulli­min. Ndalohen shtrëngime­t e duarve, fotot e skuadrës, nuk do të ketë maskota dhe as fëmijë që shoqërojnë lojtarët.

INTERVISTA­T – Si në intervista­t e shkurtra në fund të pjesës së parë dhe ato në fund të ndeshjes, duhet respektuar distanca mes gazetarëve dhe lojtarëve me të paktën 1.5 metra dhe me mikrofon të gjatë. Zona miks do jetë e mbyllur. Konferenca për shtyp në modelin e Formulës 1: pyetje përmes “Skype-Whatsapp”, me prezencë maksimale të 3 personave.

MASAT HIGJIENIKE – Lojtarëve do tu matet temperatur­a e trupit, ushqimet dhe shishet e personaliz­uara, dushet do përdoren me grupe të reduktuar, në distancë minimale 2 metra.

ARBITRAT – Asnjë nuk mund të hyjë në dhomën e arbitrave. Veshjet dhe pajisjet do të vendosen përpara dhomës së tyre. Nuk do të ketë më mbledhje arbitrale. Lojtarët nuk mund t’u afrohen më shumë se 1.5 metra në fushë, zero protesta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania