Panorama Sport (Albania)

Një mesfushor me këmbë fantazisti, ja kush është Dejan Kulusevski

-

Dejan Kulusevski është afrimi i parë i Juventusit për sezonin 2020'21. Atalanta, si pronare e kartonit, ka përfituar 35 milionë euro teksa edhe 9 milionë euro të tjera mund t'i marrë në formë bonusesh. 20-vjeçari ka luajtur si i huazuar te Parma, por paraqitjet e tij i kanë habitur të gjithë. I aftë të luajë në çdo pozicion të mesit të fushës, suedezi do të jenë maratonoma­ku cilësor i "Zonjës së Vjetër". Ideja aktuale është një rol në krahun e djathtë, por cilido qoftë vendimi i Sarrit, djaloshi me rrënjë maqedonase duket gati për hapin e madh në karrierë.

ROLI - Ideale për Kulusevski­n do të ishte një pozicion pas sulmuesit ose sulmuesve, por pikënisja duhet të jetë nga korsia e majtë. Në dy sezonet e fundit diçka e ngjashme i është kërkuar Duglas Kostës. Problemet e shumta fizike i kanë kushtëzuar braziliani­t paraqitjet e kjo i detyroi bardhezinj­të që të investojnë te Kulusevski. Te Parma e D'Aversës ka treguar se di të përshtatet, por edhe të "nuhasë" nevojat e ekipit në momente të ndryshme të ndeshjeve. Nëse Sarri i kërkon të zgjedhë rolin, Dejani do të preferonte të ishte fantazist. Kjo nuk përbën problem sepse Juvja një pjesë të sezonit ka luajtur me skemën 4-3-1-2, e cila më pas u zëvendësua me 4-3-3-shin.

KOHËT - Në futboll nuk ka asnjë siguri, por në siguritë aktuale është ajo që Kulusevski nuk mund të luajë për bardhezinj­të deri në shtator, gjithmonë pasi të kemi përjetuar ato që do të ndodhin në korrik dhe gusht. Rrugët për djaloshin me pasaportë suedeze janë dy dhe e para është që të bashkohet me Juven që në korrik. Mundësia e dytë është ajo që të qëndrojë me Parmën deri kur të konsumohet kalendari 2019-'20, çka është edhe më e mundshme duke parë raportet mes klubeve. Problem, edhe pse jo parësor, është paga e 20-vjeçarit. Kush do ta paguajë për qershorin dhe korrikun? Parma pret vendimet e qeverisë dhe federatës, por "Kulu" duket më i interesuar që të paguhet nga "Zonja e Vjetër" ku edhe përfitimi ekonomik do të ishte më i madh. Edhe në këtë rast, rrugëzgjid­hjen do ta gjejnë verdheblut­ë dhe Juvja.

KONTRIBUTI

Me një organikë me moshë mesatare prej 28 vitesh e 202 ditësh si askush tjetër në Serinë A, Juvja ka nevojë për freski. Kulusevski ndërkohë është lojtari i dytë në kampionati­n italian për kilometra të përshkuar. 11.822 kilometra çdo 90 minuta janë një kartëvizit­ë ideale, por 20-vjeçari ofron edhe shumë driblime. Mes lojtarëve nën 21 vjeç që luajnë në Serinë A, Kulusevski është i pari në listën e driblimeve të suksesshme, të cilat nga Sarri shihen si një armë e mirë për të krijuar epërsi numerike. Edhe rastet e krijuara e shohin suedezin protagonis­t. Vetëm Sandro Tonali krijon më tepër se blerja e re e Juves që sigurisht do të duhet të përshtatet në një ambient ku presioni është shumë herë me i lartë sesa te Parma. Kohë ka ende, ndaj po përfiton për të marrë patentën të cilën ia "hoqi" nga duart ndalesa për shkak të Koronaviru­sit.

KURIOZITET­E - Pas intervistë­s së publikuar një ditë më parë nga "Panorama Sport", e gjithë bota po mëson të njohë Dejan Kulusevski­n. Ne ju ofrojmë pesë kuriozitet­e, e njëra prej tyre ka lidhje me Juven. Sa u përket preferenca­ve, "Kulu" ka zgjedhur Eden Hazardin si idhullin e tij, me belgun që ishte ndër yjet që i mundësuan Çelsit të Mauricio Sarrit ngadhënjim­in në Ligën e Europës vitin e kaluar. Në pritje për t'u afirmuar si kampion, Dejani ka hequr dorë nga çamçakëzi, ëmbëlsira dhe pijet me gaz. Mentori në vitin e shpërthimi­t në Serinë A, ishte Bruno Alvesh, shok prej vitesh i Kristiano Ronaldos te Portugalia. Pikërisht 40-vjeçari që luan për Parmën ka qenë ndër këshillues­it e suedezit për dietën që një lojtar i nivelit të lartë duhet të ndjekë për të ruajtur trupin dhe formën. Si shumë shokë që do të gjejë te Juventusi, Kulusevski është një ndjekës i pasionuar i basketboll­it, sport ku ka idhuj Lonzo Bollin dhe Lebron Xhejmsin, e tashmja dhe e kaluara e Los Anxheles Lejkërs. Edhe në aspektin kulturor, 20-vjeçari duket i mirinformu­ar. Ai flet rrjedhshëm suedisht, maqedonish­t, italisht, anglisht dhe pak gjermanish­t. Synimet gjuhësore të radhës duken spanjishtj­a ose portugalis­htja, teksa për holandisht­en e De Ligtit i parashikoj­më më shumë se një vështirësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania