Panorama Sport (Albania)

Mateus, elozhe Kimishit: Është një lider absolut

Ish-kapiteni i Bajernit, i mahnitur nga mesfushori

-

Me fitoren kundër Borusias së Dortmundit, Bajerni hodhi një hap të rëndësishë­m drejt titullit kampion. Goli i fitores erdhi nga Zhoshua Kimish, mesfushori bavarez i surprizoi të gjithë me një parabël jashtë zone. Një ekzekutim që la pa fjalë edhe ish-kapitenin e Bajernit dhe kombëtares gjermane, Lotar Mateus. “Kimish punon çdo ditë me veten e tij. E vlerësoj si lojtarë jo vetëm për kualitetin që ka, por edhe përqendrim­in që tregon në punën e tij. E kam ndjekur me vëmendje edhe para pandemisë, mënyra se si kryen nxehmje dhe përgatitet për ndeshjen. Një përkushtim maksimal. Ai nuk shpërqendr­ohet nga asgjë, nuk shikon majtas-djathtas, duke u kushtuar rëndësi vetëm lëvizjeve të tij. Kjo nuk mund të jetë shumë, por mjafton për të zbatuar me përsosmëri detyrat në fushën e lojës”, tha 59-vjeçari. Për Mateusin, nuk ka asnjë dyshim, Kimish është një lider i lindur, edhe pse është vetëm 25 vjeç. “Zhoshua jo vetëm që shënoi një supergol në ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit, por vrapoi edhe 13.7 kilometra. Një shifër rekord në sezonin aktual. Mbi 100 prekje të topit, çfarë doni më shumë? Ai gjendet kudo, në mbrojtje, në sulm dhe në mesin e fushës, agresiv dhe inteligjen­t, nuk humbet topin kollaj. Këto janë cilësitë e një lojtari të madh që është ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës”. Analisti i “Sky”-it nuk kurseu edhe mbrojtësin austriak, David Alaban, të cilin e vlerësoi për mënyrën se si ka luajtur si qendërmbro­jtës. “Ishte një rol i ri për të, por David ka sjellë ekuilibër në lojën mbrojtje. Mungesa e Zyles dhe Hernandezi­t nuk është ndier pothuajse fare. Edhe ai, si Kimish, ka treguar një profesiona­lizëm në detyrat e dhëna nga Fliku. Ky i fundit ka një meritë të veçantë pasi ka ditur të marrë 100% nga lojtarët e tij. Skuadra po funksionon si një trup i vetëm”, përfundoi Mateus.

 ??  ?? Çast nga pjesa e parë, në foto duket rreshtimi i Bajernit në mesin e fushës së Dortmundit, Flik sulmoi me të gjitha forcat.
Çast nga pjesa e parë, në foto duket rreshtimi i Bajernit në mesin e fushës së Dortmundit, Flik sulmoi me të gjitha forcat.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania