Panorama Sport (Albania)

Reali, klubi më i pasur në botë, Barça parakalon Bajernin

Juvja del jashtë 10-shes, Interi super, Milani pikiatë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit është një forcë e frik shme jashtë fushës së lojës. Madrilenët, të parët në botë për vlerën e tyre, ndërkohë që nuk ka asnjë ekip italian në 10-she. Raporti i fundit i KPMG konfirmon vlerat e skuadrave europiane. Analiza ka marrë nën vëzhgim 32 skuadra futbolli në Europë, mes tyre 6 italiane: Juventusi renditet në vendin e 11-të, Interi në vendin e 14-të (me një rritje të frikshme të vlerës), Roma dhe Napoli në vendin e 16-të dhe 17-të, Milani në vendin e 22-të (është klubi italian që ka humbur më shumë vlerë se kushdo tjetër në 5 vitet e fundit), Lacio në vendin e 28-të. Për sa i përket renditjes së përgjithsh­me, përveç madrilenëv­e, në podium janë edhe Mançester Junajtid dhe Barcelona. Në këtë studim, janë të analizuara vlerat e futbollist­ëve të këtyre skuadrave, të ardhurat nga shitjet e biletave, shitja e të drejtave televizive dhe te popullarit­eti në rrjetet sociale. Siç e thamë, Reali i Madridit është ai që komandon këtë klasifikim me 3.5 miliardë euro. Pavarësish­t faktit që madrilenët nuk kanë triumfuar në dy vitet e fundit vazhdojnë të jenë një markë e rëndësishm­e në botën e futbollit dhe ka pësuar një rritje prej 8% nga viti i kaluar. Në vendin e dytë është Mançester Junajtid me 3.3 miliardë euro dhe në vendin e tretë Barcelona me 3.1 miliardë euro duke parakaluar Bajernin e Mynihut.

ITALIANET - Deri në vitin 2019 ishte skuadra e Juentusit që mbronte nderin e italianëve duke u renditur në top 10, por këtë vit është në vendin e 11-të duke u parakaluar nga PSG-ja dhe Arsenali. Por pavarësish­t rënies në klasifikim, vlera e italianëve është rritur 12% duke arritur kuotën 1.73 milionë euro. Rritjen më të frikshme e ka pasur Interi i "Suning"-ut, i cili ka fituar vetëm një vend në renditje, por vlera e tij në treg është përmirësua­r 42%, duke arritur 983 milionë euro, +146% në krahasim me vitin 2016 kur menaxhimin e skuadrës e morën kolosët kinezë. Në këtë katërvjeça­r, vetëm Totenhemi dhe Lioni janë rritur më shumë. Katër vitet e fundit u buzëqeshin edhe skuadrave romane. Roma është rritur 68% duke arritur vlerën 602 milionë euro, ndërsa bardhekalt­rit janë rritur 41% duke pasur një vlerë 320 milionë euro. Napoli gjithashtu është rritur 50%. I vetmi klub që ka pësuar rënie të vlerës është Milani, i cili renditet përpara Lacios si vlerë (526 milionë euro), por ka një rënie 3.5% në krahasim me vitin 2016. Në një vit, fondi "Elliott" ka humbur 30 milionë euro.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shefi i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez
Shefi i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania