Panorama Sport (Albania)

Auzilio: Nuk e zhvlerësoj Lautaron, largohet vetëm nëse paguhet klauzola

Drejtori sportiv i Interit, ultimatum Barcelonës për yllin argjentina­s

-

Mënyra e qëndrimit është e studiuar në detaje, asgjë nuk i është lënë rastësisë, marrësit janë të shumtë, por mesazhi është një i vetëm. Dhe pasi është thënë disa herë edhe nga vetë presidenti Stiven Zhang, ditën e djeshme e ka lëshuar drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio, për mikrofonat e "Sky Sport", duke qartësuar situatën e lidhur me të ardhmen e Luataro Martinezit, i cili ndodhet në një udhëkryq mes rinovimit me zikaltrit dhe një transferim­i te Barcelona, ku e ka kërkuar vetë miku dhe idhulli i tij Lionel Mesi: "Për sa i përket Lautaros ekziston vetëm një rrugë për ta larguar nga Interi dhe është ajo përmes pagesës së klauzolës. Një klauzolë që të gjithë e njohin, e kotë të fshihemi që është reale. Është një klauzolë angazhuese, sepse ka brenda skadenca kohësh, por edhe rregulla të përpikta që duhen respektuar. Skadon në javët e para të korrikut ndaj nuk zgjat për shumë kohë. Dhe është e vetmja mundësi për të parë sot Lautaron larg nga Interi. Ne bazohemi tek ai për të ardhmen, është një aset i rëndësishë­m për klubin, më pas të mos harrojmë që ka ende tri vite kontratë me Interin. Lojtarët më të rëndësishë­m Interi nuk ka dëshirë t'i shesë. Ka synim t'i mbajë, e kjo vlen edhe për Lautaron, dhe të përforcohe­t më tej në merkato".

ASNJË ULJE - Lidhur me amortizimi­n e mundshëm të klauzolës prej 111 milionë eurosh me përfshirje­n e ndonjë shkëmbimi në bisedime (është përfolur për shumë emra, nga Vidal tek Artur, Semedo apo i preferuari i trajnerit, Zhunior Firpo), Auzilio shtoi: "Shumë klube na kanë kontaktuar për të përballur temën e Lautaros. Mes tyre më i vendosuri, me të cilin kemi një raport miqësor dhe të shëndetshë­m, është Barcelona. Këtë nuk e fsheh. Dhe e di që Barcelona i njeh shumë mirë qëllimet tona. Interi nuk ka dëshirë të 'likuidojë' Lautaro Martinezin. Më pas, përsëris, ekziston një klauzolë", përfundoi Auzilio.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania