Panorama Sport (Albania)

Barcelona, 500 milionë euro për sulmues të dështuar

Askush s’ka bindur, sytë janë nga Lautaro Martinez

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Lautaro Martinez është objektivi i madh i Barcelonës për merkaton e ardhshme. Klubi ka marrë fjalën e sulmuesit argjentina­s prej kohësh dhe tani po kërkon akordin me Interin, i cili për momentin këmbëngul: Ose klauzolën, ose nuk bëhet gjë. Çmimi i tij është shumë i lartë dhe duke marrë parasysh momentin që po kalon klubi për shkak të Koronaviru­sit, bëhet i papërballu­eshëm. Por blerja e Lautaros do të bëhet dhe në Barcelonë janë të bindur. Katalanasi­t kanë kohë që po kërkojnë një goleador, i cili duhet të jetë në lartësinë e Mesit dhe Suarezit, futbollist­ë që kanë qenë pikë referimi për repartin e sulmit. Drejtuesit e Barcelonës kanë afruar 9 sulmues, por asnjëri nuk ka funksionua­r siç pritej. Sulmuesi i fundit i madh që ka shkuar në Barcelonë është Luis Suarez, për të cilin u paguan 81 milionë euro në vitin 2014. Një shifër që në atë kohë dukej jashtë normales, edhe për faktin që ai vinte nga një dënim i rëndë nga FIFA sepse kafshoi Kielinin. Por golat dhe asistet e tij ndër vite treguan se ajo shifër e paguar ishte shumë normale, madje pak... Luis Suarez ka gjashtë sezone në klubin e Barcelonës dhe ka luajtur 270 ndeshje duke shënuar 191 gola. Kjo do të thotë se ka shënuar 0.7 gola për ndeshje, një shifër që e kanë arritur pak sulmues në botë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sulmuesit që erdhën më vonë.

Klubi ka shpenzuar miliona euro, por asnjëri prej tyre nuk arriti që të bindë me fanellën katalanase dhe rezultuan dështime. I pari ishte Arda Turan. U transferua në vitin 2015 dhe për të u paguan 36 milionë euro. Pritshmëri­të për të ishin shumë të larta, por u "zhduk" shumë shpejt. Ai vazhdon

të jetë ende një lojtar i Barcelonës dhe ekzistonte rreziku që mund të rikthehej në skuadër. Transferim­i i Turanit ishte një afrim i çuditshëm, ashtu si i Malkomit apo Boatengut. Ishin dy lojtarë që nuk i sollën asgjë skuadrës, por të paktën nuk shkaktuan probleme në aspektin ekonomik të klubit.

Madje me Malkomin u fituan 8 milionë euro, ndërsa Boateng ishte thjesht huazim. Kutinjo dhe Dembele ishin dy blerjet më të shtrenjta të historisë për momentin. Ata kushtuan 225 milionë euro pa bonuset. Rendimenti i tyre ishte zhgënjyes, aq sa braziliani u huazua në Mynih, ndërsa francezi ka qëndruar i dëmtuar jashtë fushave të lojës. Një tjetër rast special është ai i Antuan Grizmanit. Klubi shpenzoi 120 milionë euro për një sulmues, i cili në vitin e parë ka statistika negative. Prej tij pritej shumë, por mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me ta në sezonet e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ?? Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës
Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania