Panorama Sport (Albania)

Mbledhja e fshehtë, te Barça i duan të dy trofetë

-

Ndodhi në një nga stërvitjet e kësaj jave. Ishte grupi ku bënin pjesë kapitenët e skuadrës dhe peshat e rënda të klubit si Mesi, Pike, Buskets, Serxhi Roberto, Hordi Alba, Luis Suarez, Arturo Vidal dhe Ter Shtegen. Shoqërohes­hin edhe nga 3 lojtarë të akademisë. "Mund t'i fitojmë të dy titujt", tha njëri prej tyre. "Është një periudhë shumë e shkurtër. Në një muaj e gjysmë duhet të jemi në formë dhe mund t'ia dalim", vazhdoi më tej. Fjalë që reflektojn­ë qartësisht mendimin e peshave të rënda në dhomën e zhveshjes së Barcelonës. Janë të njëjtët që mendonin se nuk mund ta fitonin dot Ligën e Kampionëve në rast se do të vazhdonin të luanin ashtu si përpara se të ndaleshin kompeticio­net. Janë fjalë që i tha Lionel Mesi, por në fakt diçka të tillë e mendojnë të gjithë. Ky koment doli edhe në bisedën që u bë mes lojtarëve në atë mbledhje të vogël mes futbollist­ëve. Ekipi është shumë i motivuar në këtë fundsezoni dhe sidomos në këtë vit special. Kur u mor vendimi për ndalesën e kompeticio­neve, mendimet ishin negative. Pavarësish­t se rezultatet nuk ishin kaq të këqija, sepse disa ndeshje u shpëtuan në minutat e fundit, në dhomat e zhveshjes të gjithë e dinin se La Ligën mund ta fitonin, por Champions-i do të ishte i vështirë. Tani gjithçka ka ndryshuar, ekipi ka pushuar. Ky është një detaj i rëndësishë­m për një skuadër ku pjesa më e rëndësishm­e e saj i ka kaluar të 30-at. Për më tepër, ka rikuperuar një lojtar si Luis Suarez, i cili është një futbollist thelbësor për katalanasi­t.

Kundërshta­rët - Eliminimi i Liverpulit nga Liga e Kampionëve ka qenë një tjetër diskutim që bënë lojtarët e Barcelonës në mbledhjen e tyre sekrete. Madje ata shkojnë edhe më tej kur thonë se mes Liverpulit dhe Realit të Madridit do të mbetet vetëm një skuadër në garë. Kapitenët e dinë shumë mirë që mundësia për t'i fituar të dy titujt është shumë e madhe dhe janë të motivuar edhe në stërvitje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania