Panorama Sport (Albania)

Gara austro-hungareze, F1 gati për startin në korrik

Dy eventet britanike spostohen për në fillim të muajit gusht

- ARTIN LLESHAJ

Pas miratimit në mënyrë unanime të limitit të buxhetit për 5-vjeçarin 2021-2025, në fokusin kryesor të FIA-s tashmë qëndron përcaktimi përfundimt­ar i kalendarit të këtij sezoni për Formulën 1. Një proces që paraqet vështirësi, megjithatë tani ka nisur numërimi mbrapsht, ku mungon pak më tepër se një muaj nga gara e parë e sezonit, e cila do të mbahet të dielën e parë të korrikut në Austri. Kështu, më në fund po merr formë edhe skenari i Çmimeve të Mëdha verore, që do të kulmojnë me garën e Italisë. Do të jenë tetë gara në një hark kohor prej rreth 2 muajsh: korrik, gusht dhe fillimi i shtatorit. Plani për t’i dhënë jetë Botërorit të Formulës 1 është tepër ambicioz, ku do të fillohet në Spilberg, për ta mbyllur ciklin europian në Monza, e më tej për t’u zhvendosur në Azi, Amerikë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kështu, starti është konfirmuar me dy gara të njëpasnjës­hme në Austri, ndërkohë që spostohen për të dielat e para të gushtit Çmimet e

Mëdha të Anglisë. David Riçards, presidenti i Motorsport­it për Britaninë e Madhe, ka njoftuar rinisjen e aktivitete­ve duke filluar që prej ditëve të para të korrikut, por karantina dyjavore e detyrueshm­e në Britani, e cila do të futet në fuqi në javën e dytë të qershorit, i ka detyruar organizato­rët që t’i zhvendosin garat në Silverston nga 26 korriku në 2 gusht dhe nga 2 gushti për të dielën më 9 gusht. Një vendim që ka gjetur edhe mbështetje­n e kryeminist­rit Boris Xhonson. Mes Austrisë dhe Anglisë, Botërori do të ketë një garë teke të ndërmjetme, e cila do të mbahet më 19 korrik në Hungarorin­g. Ndërsa Hokenhaimi mbetet në pritje dhe në rast se do të paraqiten pengesa për Çmimin e Madh të Anglisë, menjëherë do të futet në kalendar. Kështu, starti i këtij sezoni do të jetë i vrullshëm edhe me eventet austro-hungareze. Edhe në gusht nuk do të ketë pushim, ku pas dy garave në Silverston, Barcelona është gati për t’i dhënë jetë një Çmimi të Madh në të nxehtin e mesit të gushtit (më datë 16). Kalendari do të gjejë disi normalitet në Çmimet e Mëdha të Belgjikës dhe Italisë, me garat që për momentin mbetet në datat e tyre tradiciona­le, respektivi­sht në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit (30 gusht në Spa dhe 6 shtator në Monza). SHTYHET ÇMIMI I MADH I HOLANDËS Kalendari i këtij sezoni parashikon­te një rikthim pas 35 vitesh mungesë të cirkuitit Zandvort (për herë të fundit triumfonte Niki Lauda me MekLaren më 25 gusht 1985). Jan Lemers, ish-pilot i Formulës 1 dhe një prej organizato­rëve të eventit holandez, do ta shpjegonte kështu anulimin e garës: “Bashkë me FIA-n dolëm në përfundimi­n se do të ishte më mirë ta anulonim se ta mbanim me dyer të mbyllura këtë event. Duam ta festojmë rikthimin e Formulës 1 në Holandë, me praninë e tifozëve, të cilëve u kërkojmë që të kenë edhe pak durim. E kemi pritur këtë moment për 35 vite, le të presim edhe për 12 muaj”. Tashmë mbetet vetëm miratimi nga FIA për fazën e parë të Botërorit të Formulës 1, që do t’i japë jetë një prej sezoneve më të çuditshme të historisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania