Panorama Sport (Albania)

Vrasja në Mineapolis, LeBron dhe Kërri reagojnë në rrjetet sociale

-

Yjet e NBA nuk kanë ndërmend të ndalojnë së shprehuri indinjatën e tyre për vdekjen e Xhorxh Floid, ky i fundit u bllokua në asfalt nga agjentët e policisë, duke humbur jetën (njëri prej policëve i vendosi këmbën në fyt). Ngjarja tronditëse e disa ditëve më parë në Mineapolis ka shkaktuar debate të forta, teksa tre prej policëve u pushuan nga puna. Por protestat nuk kanë ndërmend të ndalen, ndërsa këtë herë vijnë nga yjet e sportit amerikan. LeBron Xhejms i ka kushtuar një postim në “Instagram” ngjarjes ku humbi jetën Floid. Xhejms publikoi një foto të vitit 2014, teksa protestont­e për vdekjen e Erik Garner (edhe ky vdiq në rrethana të ngjashme si Xhorxh Floid), ku mban veshur një fanellë me mbishkrimi­n: “Nuk mund të marr frymë”. Mes 24 mijë komenteve në postimin e bërë nga Xhejms, është edhe komenti i aktores Hejll Berri: “Jam shumë e indinjuar dhe nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që ndodhi”, shkruan aktorja. Ky ishte publikimi i dytë i bërë nga LeBron, për këtë ngjarje, ku më parë në rrjetin social kishte shkruar: “Zgjohu, e ke kuptuar tani apo ende nuk e ke të qartë?” Komente të tjera solidarizu­ese bënë edhe Stiv Kerr, trajneri i Golden Stejt, si dhe Stefën Xhekson, kampion në NBA në vitin 2003 me San Antonion. Një tjetër emër i madh i basketboll­it amerikan që i kushtoi një shkrim të gjatë vdekjes së Xhorxh Floidit, ishte Stefën Kërri. Ylli i Golden Stejtit, gjithashtu tepër i indinjuar, u shpreh kështu në “Instagram”: “Nëse ky imazh nuk të shqetëson dhe nuk të irriton, atëherë nuk di çfarë të them. Xhorxh Floid kishte një familje dhe nuk meritonte të vdiste. Xhorxh kërkoi ndihmë, por ai thjesht u injorua. Kjo tregon qartë se jeta e tij ‘e zezë’ nuk konsideroh­ej e rëndësishm­e. Xhorxh u vra dhe për atë polic ai nuk konsideroh­ej qenie njerëzore. Në mënyrë të vetëdijshm­e ia mori jetën”, shkruan ylli i NBA në profilin tij, duke iu bashkuar komenteve dhe protestave për ngjarjen tragjike të disa ditëve më parë në Mineapolis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania