Panorama Sport (Albania)

Debatet në bashki, Vllaznia zhbllokohe­t zhbllokohe­t me... me... Zmijanin Zmijanin

Legjenda shkodrane në bordin drejtues, zbulohen prapaskena­t

- SENAD NIKSHIQI

Më në fund zh bllokohet Vl laznia. Klubi shkodran do të ketë në dispozicio­n një shumë prej 440 milionë lekësh të vjetër për të administru­ar më së miri pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, si dhe për fillimin e kampionati­t të ardhshëm. Dje asambleja e Vllaznia sh.a, mes debatesh e shumë diskutimes­h, ka miratuar buxhetin për vitin 2020, duke i hapur rrugë zhbllokimi­t të situatës së vështirë që çoi pak ditë më parë edhe në bojkotin e futbollist­ëve kuqeblu nga seancat stërvitore. Tashmë në pak kohë lojtarët dhe stafi do të mund të marrin pagat e prapambetu­ra të muajve shkurt, mars, prill dhe maj. Premtimi ka qenë që para ndeshjes me Flamurtari­n më 3 qershor, lojtarët do të marrin të paktën një pagë. Në mbledhjen e së premtes, pika e parë e rendit të ditës, ajo për zvogëlimin e thjeshtuar të kapitalit, nuk u miratua, sepse duhet të ishin të pranishëm 3/4 e anëtarëve të asamblesë. Pika e dytë e rendit të ditës, ajo e buxhetit, u miratua, pavarësish­t debateve dhe replikave mes administra­torit Suad Lici dhe anëtarit të asamblesë, Arbis Vjerdha. Po ashtu, asambleja votoi me minimumin e votave pasqyrat financiare të 2018-ës, të cilat kanë ardhur të modifikuar­a, ashtu si dhe buxheti i 2020-ës. Kjo është mbledhja e parë që Këshilli Bashkiak, i cili në këtë rast ka funksionin e asamblesë së Vllaznisë, u mblodh që nga momenti kur gjithçka u bllokua nga pandemia e “COVID-19”. Bojkoti i stërvitjes nga skuadra ndërgjegjë­soi Këshillin Bashkiak të mblidhej për Vllazninë.

BORDI I RI

DHE NGËRÇI Asambleja e Vllaznia sh.a, përveç buxhetit, ka votuar edhe për një këshill të ri mbikëqyrës ose bord drejtues, siç quhet, ku mes pesë emrave spikat ai i legjendës së futbollit shkodran, Hysen Zmijani. Votimi i bordit ka një ngërç ligjor dhe tashmë mund të çojë në një përplasje me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shkak se për miratimin e këshillit mbikëqyrës janë dy ligje. Një ligj është për shoqëritë aksionere, që i jep të drejtë asamblesë që t’i emërojë anëtarët e bordit, ndërsa një ligj i vjetër dhe ai i 2015-ës për vetëqeveri­sjen vendore ia jep të drejtën për të vendosur emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës kryetares së

Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Në fakt, që në dhjetor të vitit 2018 këshillit të mëparshëm mbikëqyrës i ka mbaruar mandati dhe që atëherë kryebashki­akja Ademi nuk ka bërë emërimin e anëtarëve të rinj të këshillit mbikëqyrës. Duke mos qenë

funksional ky bord, për rrjedhojë kanë mbetur pa raportin përkatës të këtij bordi edhe pasqyrat financiare të 2018-ës të Vllaznia sh.a, të cilat nuk janë dërguar në këshillin e vjetër për t’u miratuar dhe për rrjedhojë janë trashëguar në këshillin aktual.

POLEMIKAT

PËR VOTIMIN

Çështja e votimit për anëtarët e rinj të këshillit mbikëqyrës krijoi debate. Nuk ishte një pikë e rendit të ditës, por u fut pas një propozimi nga anëtarët e PS-së, të cilët kërkuan që asambleja të

zgjedhë bordin, duke qenë se bashkia nuk e emëron një të tillë. Megjithatë, asambleja ishte e ndërgjegjs­hme se duke e votuar me ligjin e vjetër, krijon përplasje ligjore dhe kjo çështje mund të shkojë në gjykatë. Anëtari Oltion Luli, pasi çështja e bordit u fut në rend dite, propozoi pesë emra: Myzafer Bushi, Hysen Zmijani, Agron Okaj, Mëhill Shkambi dhe Fatjon Nurja. Anëtarë të tjerë, si Arbis Vjerdha, Suada Selimaj, Hilmi Lakti etj., ishin kundër votimit të këtij bordi, emrat e të cilit dolën brenda ditës. Ata kërkuan më shumë kohë për të propozuar edhe emra të tjerë, që mund të jenë të denjë për të qenë pjesë e këshillit mbikëqyrës. Kryetarja e asamblesë së Vllaznia sh.a, Brisela Kadia, pas debateve mori 10 minuta pushim që kryetarët e grupeve të binin dakord për propozimin e emrave të tjerë, përveç atyre që kishte PS. Pas rikthimit në mbledhje, u pro

pozuan edhe 6 emra të tjerë, si Fatmir Paçrami, Gledis Çeliku, Dorjan Tafa, Nora Deda, Genc Barkiçi dhe Arbana Bekteshi. Në fund të mbledhjes, edhe pse PS ka shumicën në asamble, nuk u arrit që të votoheshin të gjithë emrat e propozuar nga ata vetë. Socialistë­t patën rrjedhje votash, ndërsa katër nga të propozuari­t, Myzafer Bushi, Agron Okaj, Fatjon Nurja dhe Hysen Zmijani, morën votat e mjaftueshm­e. Të katërt u votuan si anëtarë të këshillit mbikëqyrës, ndërsa Gledis Çeliku i propozuar nga PSD mori 15 vota kundrejt 13 votave që mori Mëhill Shkambi si propozim i PS-së. Kështu, bordi i ri i votuar nga asambleja dhe emrat fitues nga 11 të propozuar janë pikërisht ish-futbollist­i Hysen Zmijani, Myzafer Bushi, Agron Okaj, Fatjon Nurja dhe Gledis Çeliku. Një emër i njohur si Fatmir Paçrami (ish-lojtar) mbeti jashtë bordit.

 ??  ?? Hysen Zmijani, legjenda e futbollit shkodran
Hysen Zmijani, legjenda e futbollit shkodran
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania