Panorama Sport (Albania)

Rregullat e reja, karton kush i afrohet gjyqtarit

Instruksio­net e fundit, mirëkuptim dhe komunikim për startin

- OLSI TUJANI

Të mërkurën do të startojë futbolli në Shqipëri. Masa dhe protokolle strikte për të gjithë janë miratuar nga Ministria e Shëndetësi­së, pas propozimit të FSHF-së. Gazeta ka mësuar edhe instruksio­net më të fundit që kanë marrë arbitrat në takimin e bërë në FSHF në vigjilje të rifillimit të futbollit si dhe masat që do të ketë trupa e "xhaketave të zeza", për vete dhe për lojtarët, brenda dhe jashtë fushës.

- Arbitrat do të afrohen në stadium me maska. Vetë gjyqtarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet me shumë persona në makina.

- Gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes, në mbledhjen para startit, do të caktojnë radhën e skuadrave që do të dalin në fushë apo do të futen në dhomat e zhveshjes. Shmanget lëvizja kolonë e ekipeve dhe gjyqtarëve.

- Shmanget takimi para ndeshjes si dhe fotografit­ë e skuadrave.

- Arbitri i katërt do të duhet të mbajë doreza dhe maskë. Doreza gjatë gjithë kohës, për shkak se do të duhet të marrë tabelën e zëvendësim­eve nga ekipet, për të sinjalizua­r ndryshimet. Ndërsa maskën, është i detyruar ta ketë të vendosur në momentet kur komunikon me trajnerët. Gjatë ndeshjeve, është opsionale,

pasi pengon në komunikimi­n me kufje me gjyqtarët e tjerë.

- Dushi është opsional për arbitrat. Duke qenë se janë pak persona, kanë mundësinë edhe të lahen pas ndeshjeve, duke respektuar edhe protokolli­n e distancës.

KËSHILLAT PËR ARBITRAT

Dje është dhënë OK-i nga Ministria e Shëndetësi­së për zhvillimin e aktivitete­ve sportive. Kësisoj, edhe arbitrat kanë zhvilluar mbledhjen e tyre me drejtuesit e komitetit të arbitrimit në vend. Në prani edhe të sekretarit të përgjithsh­ëm të FSHF-së, gjyqtarët kanë marrë këshillat e fundit.

PROTESTAT - Të gjithë kryesorët në Shqipëri duhet të kopjojnë ata që kanë sistemin VAR në një moment: kur ka protesta. Në momentin që futbollist­ët i afrohen gjyqtarit për protestë, gjyqtarët duhet të zgjasin dorën përpara për të krijuar distancën me lojtarët. Për protestat e shumta, nuk ka asgjë më shumë për të bërë sesa rregullorj­a. Ndëshkim për cilindo që kalon limitet.

KOMUNIKIMI - Protokolli i rregullave kërkon edhe që lojtarët të mos festojnë bashkë në rast të shënimit të golave. Por arbitri? Rregullore nuk ka që të saktësojë ndëshkim, por gjyqtarit kryesor dhe të tjerëve u lind detyra që të këshillojn­ë sa më shumë. Në mënyrë që t'u kujtojnë lojtarëve rregullat strikte.

RIFILLIMI - Futbolli mund të jetë me ritëm edhe më të ulët sesa më parë. Shembull për këtë shërbejnë edhe ndeshjet e luajtura në Bundesligë. Mirëpo, një futboll i tillë mund të krijojë edhe situata më të shpeshta kontaktesh apo edhe ndërhyrjes­h. Të paktën për ndeshjet e para, arbitrat kanë marrë këshillimi­n që të jenë më të kujdesshëm dhe të rezervuar në ndëshkim. Më së shumti, do të duhet të kalojnë me këshillime rastet që e pranojnë një masë të tillë dhe nuk janë në limitet ekstreme të ndërhyrjes.

 ??  ?? Maskat që do mbajnë arbitrat
Maskat që do mbajnë arbitrat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania