Panorama Sport (Albania)

Tirana, Krasniqi konfirmon kontaktet

“Për momentin ka vetëm bisedime, por jam edhe një vit nën kontratë me korçarët”

- LLAZI SARO

Skënderbeu duhet të tregojë kujdes për të i mos humbur pjesët e rëndësishm­e të ekipit në sezonin e radhës. Korçarët duket se kanë një interesim të rivalëve në kampionat për yllin e sulmit dhe duket se një gjë e tillë nuk është thjesht një thashethem merkatoje. Vetë Krasniqi i kontaktuar nga "Panorama Sport" pranon interesimi­n e Tiranës, teksa lë gjithçka të hapur...

Skënderbeu duhet të tregojë kujdes për të i mos humbur pjesët e rëndësishm­e të ekipit në sezonin e radhës. Korçarët duket se kanë një interesim të rivalëve në kampionat për yllin e sulmit dhe duket se një gjë e tillë nuk është thjesht një thashethem merkatoje. Vetë Krasniqi i kontaktuar nga “Panorama Sport” pranon interesimi­n e Tiranës, teksa lë gjithçka të hapur për vijimësinë. Në intervistë­n e dhënë për gazetën, sulmuesi i Skënderbeu­t flet edhe për objektivat sezonalë si dhe për arritjen e pozicionev­e të larta në renditje.

Blerim, pas më shumë se 60 ditësh shkëputje, si e shihni veten për pjesën e mbetur të sezonit?

Pa dyshim që kjo shkëputje nuk i ka shërbyer askujt, madje mund të them se na ka penalizuar shumë. Nuk ka qenë aspak e lehtë që të përshtatem­i me mungesën e futbollit këto kohë. Dhe nga ana tjetër ka qenë shumë e vështirë që të rikthehemi sërish gati për një kohë të shkurtër dhe të vazhdojmë sezonin. Dukshëm që është një penalizim i madh për sportin.

Të riktheheni me vetëm dy javë përgatitje a është normale për ju?

Jo, kjo është përtej normales. Na duhej më shumë kohë pasi shkëputja për ne ka qenë shumë e gjatë. Këtu flas për Skënderbeu­n që i ndërpreu stërvitjet sipas vendimit të marrë nga instancat përkatëse. Dhe pas një shkëputjej­e të tillë të rikthehesh brenda një kohe të shkurtër është shumë e vështirë. Jemi të gjithë që rrezikojmë edhe dëmtime për shkak të ngarkesave. Gjithsesi, deri tani e kemi përballuar më së miri.

Ishit në superformë...

Jo, dyshoj se diçka e tillë

mund të ndodhë. Ishim duke kaluar një formë të mirë dhe po bënim shumë mirë në kampionat. Kishim 5 fitore në 6 ndeshje dhe kjo ishte një ecuri pozitive. Tani shpresojmë që të jemi sërish në një nivel të kënaqshëm dhe të marrim më të mirën pavarësish­t se atë moment

e humbëm tashmë.

Skënderbeu mund të jetë brenda objektivav­e?

Tani, ne do të shkojmë deri në fund sezonit duke mbajtur objektivin sezonal lart. Matematika na lejon të shpresojmë edhe për titullin kampion, prandaj nuk kemi përse dorëzohemi.

Por, e rëndësishm­e është Europa dhe jam i bindur që ky ekip shkon në zonën europiane.

Tirana ka filluar të lakojë emrin tuaj?

Po, jam në dijeni të kësaj gjëje dhe mund të them se kam pasur kontakte. Duke qenë se ata janë në kërkim të lojtarëve sulmues, më kanë kontaktuar, por ka qenë thjesht bisedim dhe asnjë gjë më shumë. Nuk ka pasur ofertë zyrtare apo një tratativë të nisur. Gjithsesi, të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë. Unë jam në kontratë me Skënderbeu­n edhe për një tjetër sezon veç këtij aktualit dhe momentalis­ht jam i përqendrua­r te Skënderbeu. Të mbyllim njëherë sezonin e më pas shohim se çfarë do të ndodhë. Jemi në kushtet kur klubi vendos për mua. Unë jam lojtar i Skënderbeu­t edhe për një sezon dhe gjithçka e vendos Skënderbeu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania