Panorama Sport (Albania)

Partizani, Asani: Pres që AIK të më blejë kartonin

-

Jasir Asanit nesër i mbaron kontrata e huazimit tek AIK Stokholm, por në prononcimi­n e dhënë dje për "SuperSport", ish-lojtari i Partizanit duket optimist për të vazhduar në Suedi. Ai tregon situatën e tij te klubi suedez, përgatitje­t, fillimin e sezonit, si dhe femrat nordike.

Çfarë ka ndryshuar për ju gjatë këtyre dy muajve?

Me shëndet jam shumë mirë shyqyr Zotit dhe këtu nuk ka ndryshuar asgjë, pasi ka qenë çdo ditë e hapur lëvizja dhe nuk ka pasur karantinim si në shumë vende të botës. Bisedoj çdo ditë me familjen.

Keni komunikuar me shokët e skuadrës te Partizani?

Pak kam folur me shokët te Partizani, sepse jam stërvitur shumë këtë kohë dhe më është dashur edhe të pushoj, për të pasur formë të mirë. Vërtet çdo gjë është e hapur në Suedi, por futbolli është i ndalur...

Në klub na kanë thënë që kampionati të rifillojë në datën 14 qershor dhe ndeshjet e para t'i luajmë pa tifozë. Por klubet këmbënguli­n që të luhet me tifozë, duke qenë se gjendja është shumë e mirë dhe e qetë.

Besoj se do të fillojmë me tifozë, siç ka qenë më përpara.

Kur përfundon huazimi juaj dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen?

Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe më kanë pëlqyer, ndonëse nuk kam luajtur ende në kampionat. Do të diskutojë menaxheri im me drejtuesit e klubit dhe besoj se deri të hënën do të ketë një vendim. Të gjithë më kanë pëlqyer, por për shkak të Koronaviru­sit nuk kam luajtur në kampionat. Besoj se do shkojnë shumë mirë gjërat dhe bisedimet dhe do të rri këtu tek AIK. Unë jam optimist që klubi do të paguajë kartonin tim, për ta blerë përfundimi­sht. Do të jemi të gjithë të kënaqur.

E imagjinoni dot si është të luash pa tifozë në stadium?

Partizani është një klub i madh, kur shkova në fillim atje, ishte presion i madh. Kënaqësi e madhe të luash me tifozë shumë, sidomos derbi. Me stadium bosh do të ishte shumë e vështirë, sepse s'motivohesh dot, është një gjë shumë e rëndësishm­e. Me tifozë jep maksimumin, vjet fituam kampionati­n me tifozë me stadiumin plot, si brenda dhe jashtë. Për mendimin tim, ndeshjet duhet të fillojnë me tifozë.

Si mund të na i përshkruan­i femrat suedeze?

Suedezet janë të ftohta shumë. Ne jemi më të afërt. Nuk kam ardhur këtu për të kapur vajza, por për të luajtur futboll. Unë mendoj se më mirë se shqiptaret s'ka askund. Më ka marrë malli për Tiranën. Më pëlqen që kur të lë futbollin, të jetoj në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania