Panorama Sport (Albania)

Partizani Partizani e e nis nis nga... nga... Hoxha Hoxha

Isli Hidi i sjell ekuilibrat Bylisit, ja ekipet e Superiores që preferojnë topat e gjatë

- ILIR CARA

"Futbolli modern ndër tohet nga poshtë ose nga mbrapa". Kjo është fraza e thënë nga profesioni­stët që preferojnë stilin "alla Guardiola", me skuadrën që e luan shumë topin. E tillë duket të jetë edhe skuadra kampione në fuqi, Partizani. Për ta përkthyer frazën hapëse të profesioni­stëve, shërben një analizë e bërë nga videoanali­sti i Kombëtares, Alariko Rosi. Në të, portieri i të kuqve, Alban Hoxha është gardiani që luan më së shumti topin me këmbë, duke konfirmuar pikërisht mënyrën e ndërtimit të aksioneve të të kuqve, që nis gjithmonë nga numri 12 (numri që mban kapiteni Alban Hoxha). Në analizën e drejtorit të departamen­tit të analizës dhe skautizmit në FSHF, krahasohet mënyra e lojës për të 100-ta ekipet e Superiores dhe të dhënat për secilin nga portierët e elitës këtë edicion.

ANALIZA

Puna e portierëve në ndërtimin e lojës është tashmë vendimtare në futboll. Kemi dashur që nëpërmjet këtij artikulli të kuptojmë se kush janë portierët që luajnë më shumë me këmbë në Kategorinë Superiore. Në këto statistika kemi hequr rivëniet fundore dhe kemi marrë në konsiderat­ë vetëm pjesën tjetër të lëvizjeve të portierëve, për të kuptuar sesa përfshihen në lojë dhe se si reagojnë në spostimin e lojës.

PARTIZANI

Alban Hoxha i Partizanit është portieri që luan më shumë me këmbë në Kategorinë Superiore. Në të njëjtën kohë është edhe portieri që luan më shumë shkurt topin, duke marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e manovrës së skuadrës. Portierët e Vllaznisë,

Teutës dhe Laçit janë ata që luajnë më shumë me topin e gjatë. Vllaznia, Flamurtari dhe Bylis kanë portierë që preferojnë pasimet e gjata përballë atyre të shkurtrave (Bylis në këtë aspekt është gjithsesi shumë i ekuilibrua­r).

Sigurisht që pasimet e shkurtra kanë një koeficient vështirësi­e më të pakët në krahasim me pasimet e gjata.

Për këtë, kemi dashur të kuptojmë se kush janë portierët që gjuajnë me më shumë saktësi topat e gjatë.

SAKTËSIA

Duke parë përtej kësaj statistike, që gjithsesi shkon dhe kryqëzohet me grafikun e mëparshëm, del se si në nivel global mundësia që një top i gjatë të ketë përfundim të suksesshëm, është shumë më e ulët në krahasim me një lëvizje të studiuar dhe menduar. Përveç saktësisë së pasimit të gjatë, është e rëndësishm­e të konsideroh­et ajo që ndodh pasi një pasim i gjatë është marrë nga lojtari. Një pasim i gjatë i saktë shpesh bën që të lindë një duel ajror që preket nga shoku i skuadrës, por rikuperohe­t nga skuadra kundërshta­re.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania