Panorama Sport (Albania)

Merkato, Egbo kërkon dy mbrojtës për Europën

Pritet për ndonjë okazion ose do të kalohet në rajon

- OLSI AVDIAJ

Tirana nuk është në kërkim vetëm të një sulmuesi. Bardheblut­ë e drejtuar nga Emanuel Egbo dhe presidenti Refik Halili po mendojnë për sezonin e ri. Veç Blerim Krasniqit apo lojtarëve të tjerë në sulm, bardheblut­ë duan që të afrojnë dy futbollist­ë të rëndësishë­m, urgjentish­t për Europën. Janë dy pozicionet bosh. Me ikjen e Albi Dokës në Kroaci, Tiranës i duhet një mbrojtës i djathtë. Ky mbrojtës duhet me urgjencë, duke pasur parasysh se Kristi Vangjeli është mbrojtës i djathtë po luan në qendër të mbrojtjes. Një tjetër lojtar që kërkohet është pozicioni i qendërmbro­jtësit. Tirana ka Muçën, Osmanin dhe disa të rinj, por sipas planeve të klubit, duhet një futbollist me peshë. Lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 28 vjeç dhe nga ata që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Një nga ata që pëlqen Tirana është Bruno Dita që nuk kaloi te Tirana në janar. Presidenti Takaj nuk e la të lirë lojtarin dhe paçka se kishte paditur zyrtarisht klubin e Skënderbeu­t në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konfliktev­e, nuk pati ndarje. Veç Ditës, Tirana po hedh sytë nga merkatoja vendëse, me Kallakun që mund të jetë pjesë e saj. Jo vetëm kaq. Synime janë edhe Krasniqi i Skënderbeu­t dhe lojtarë të tjerë të Superiores. Bardheblut­ë shpresojnë që kriza financiare t’i ndihmojë në këtë periudhë Champions-i.

KËRKIMET – Tirana me shumë mundësi do të kërkojë që të gjejë lojtarë në Shqipëri. Plani i fundit i merkatos duket se ka funksionua­r dhe bardheblut­ë do të kërkojnë lojtarë nga kampionati shqiptar. Gjithsesi, Tirana nuk do të nxitohet, sepse në lojë do të jenë shumë lojtarë, si vendës dhe të huaj. Opsione do të ketë plot në fund të sezonit dhe Tirana mund të përfitojë nga kriza financiare. Nga ana tjetër, nëse dy mbrojtësit nuk gjenden në Shqipëri, atëherë do të vihet në lëvizje kërkimi në kampionate­t ballkanike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania