Panorama Sport (Albania)

Tre titullarë pa kontratë, klubi bëhet gati t’i blindojë

- SKERDILAID SULOZEQI

Pasi dështuan me “blindimin” e Vasil Shkurtajt, Kukësi po përpiqet që të ndreqë diçka me pjesën tjetër të lojtarëve që u skadon kontrata. Dhe nuk janë pak, por 3 titullarë që mbajnë peshën në formacioni­n e verilindor­ëve. Më konkretish­t: kapiteni Besar Musolli, ndihmëskap­iteni Valon Ethemi dhe Emiljano Musta. Edhe pse e kanë në kontratë me të drejtë rinovimi, çdo gjë do varet prej futbollist­ëve. Ishte Ethemi ai që paralajmër­oi në një lloj forme se është gati të qëndrojë, por gjithnjë nëse do i pëlqejë oferta. “Kisha firmosur kontratë 3-vjeçare, e cila më përfundon në fund të këtij sezoni. Ka sinjale që klubi dëshiron të rinovojë, pres një ofertë të kënaqshme nga të dyja palët. Do të marr vendimin më të mirë për të ardhmen time”, tha shqiptari i Maqedonisë së Veriut. Por, problemi mbetet te paga. Ai ka qenë një ndër futbollist­ët më të keqpaguar jo vetëm në radhët e Kukësit, por në gjithë kampionati­n shqiptar. Në janarin që shkoi, presidenca, edhe pse lojtari ishte nën kontratë, gati ia trefishoi rrogën, por prapë ai mbetet shumë larg në krahasim me pjesën tjetër të grupit. KukësiEthe­mi mbeten vetëm tek ana financiare, pasi çdo gjë tjetër është OK. Mesfushori u formua te Kukësi dhe tifozët dhe ambienti kuksian e konsideroj­në si një prodhim të tyre dhe pse lojtari ka ardhur në moshën 19-vjeçare te Kukësi, ku ishdrejtor­i i Kukësit, Naim Halili, e zbuloi si talent nga Mamurrasi. Musolli dhe Musta konsideroh­en si dy nga shtyllat kryesore të ekipit dhe në vijim klubi do të ulet të bisedojë me ta për të firmosur kontratat e reja. Kapiteni është lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave në radhët e Kukësit. 31-vjeçari i mbron këto ngjyra që prej sezonit 2012-2013, kohë kur edhe u ngjitën në Kategorinë Superiore. Një vit në parë Musolli shpalli “divorcin” pas një ngërçi me presidencë­n, e megjithatë një tjetër vendim ndryshoi gjithçka. Klubi bëri prapaktheh­u dhe i ofroi rinovim të “përjetshëm” mesfushori­t. Musolli ka pasur oferta serioze dhe konkrete nga Tirana, Gjilani e Prishtina në fund të sezonit që shkoi, por ai preferoi t’i qëndronte besnik Kukësit. Tashmë mbeten për t’u parë detajet për rinovimin me kapitenin. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Emiljano Mustën, i cili dhe pse ka ardhur rishtazi te Kukësi. Drejtuesit janë shumë të kënaqur me elbasanasi­n dhe pritet që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës dhe me kushte më të mira financiare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania