Panorama Sport (Albania)

Byzhyti i qëndron “orës 3 të mëngjesit”: Fitojmë në Fier

- NË STADIUM Alban Alushi

Sa më shumë afron derbi, aq më shumë ndihen emocionet e tij. Ndeshja e 14 qershorit në “Loni Papuçiu” përcakton shumë gjëra për të dyja skuadrat sa i takon këtij sezoni, ndërsa polemikat në distancë nuk mungojnë. Alban Byzhyti, ishfutboll­ist i Lushnjës, i qëndron mendimit se verdhejesh­ilët kanë një skuadër më të fortë, në gjendje ta mundë Apoloninë edhe në orën 3 të mëngjesit, siç ka deklaruar disa javë më parë për gazetën. “Po, nuk e kam harruar atë deklaratë dhe vazhdoj t’i qëndroj asaj që kam thënë para tre muajsh gati. Mendimi im është i njëjtë, Lushnja ka një skuadër të fortë dhe e mund Apoloninë edhe në 3 të mëngjesit. E them këtë gjithnjë në kuadrin sportiv dhe gjithnjë nëse do të kemi drejtësi dhe korrektësi në aspektin e gjykimit. Patjetër, është një gjë që do të duket dhe është pozitive që ndeshja transmetoh­et në televizor. Edhe unë u bëra gati ta ndiqja nga afër derbin, por fatkeqësis­ht ndeshjet u shtynë për arsye që dihen. Më vjen mirë që futbollist­ët e kaluan atë periudhë të vështirë të qëndrimit në shtëpi, po stërviten në fushë dhe kanë edhe dy javë kohë për derbin. Të presim dhe të shohim, e rëndësishm­e është që ndeshja do të zhvillohet”, pohon Byzhyti.

- Ish-futbollist­i lushnjar shprehet se do jetë në tribunën e “Loni Pupuçiut” të dielën e 14 qershorit. “Po, do jem në stadium, më kanë ftuar miqtë e mi fierakë. Më ka ftuar babai i ish-futbollist­it të Apolonisë, Odise Roshi. Kam besimin se Lushnja do ta fitojë këtë ndeshje. Ata që do përzgjedhë profesor Gjyla, do ta kalojnë me sukses këtë 90-minutësh. Lushnja ka lojtarë me eksperienc­ë në të tria repartet, i njoh shumë mirë, sepse kam luajtur me ta. Skuadra ka përvojë për ndeshje të tilla dhe ky është element që ndikon pozitivish­t. Lojtari me eksperienc­ë është më afër rezultatit. S’diskutohet që derbi ka ngarkesë dhe kujdesi duhet të jetë i madh. Kundërshta­ri ka skuadër me djem të rinj, me cilësi, por besoj se Lushnja do të dijë ta marrë rezultatin në këtë ndeshje. Kam dëshirë të fitojë Lushnja dhe jam përgatitur t’i qeras shokët, me të cilët kam luajtur futboll”, përfundon Byzhyti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania