Panorama Sport (Albania)

“Ia kemi treguar vendin Lushnjës”

Ish-mesfushori kujton finalen e Kupës dhe derbin e 2012-ës, fitoret e bardhejesh­ilëve

- BUJAR RAMA

Rinisja e kampionati­t kthen sërish debatet në distancë mes fierakëve dhe lushnjarëv­e. Faktorë të ndryshëm nga të dyja kampet kanë rifilluar “xixat” për derbin Apolonia-Lushnja, duke sjellë secila palë retrospekt­ivë të ballafaqim­eve ndër vite, gjithmonë sipas interesit përkatës. E gjitha kjo shërben si adrenalinë për të dyja ekipet, si katalizë për të dhënë më të mirën në fushë, aq më tepër në një garë që do vijojë pa tifozë në pikun e sezonit, kur Apolonia dhe Lushnja kanë nevojë për “marshin” e duhur drejt finishit. Beteja mediatike është nxitur më tepër nga lushnjarët, por as fierakët “nuk ia përtojnë” kësaj ane, kur vjen puna për momente kulmore të ballafaqim­it mes dy rivaleve të përjetshme.

GËRÇO - Pas një deklarate të ish-mbrojtësit Blerim Hasalla, që shprehej se si Lushnja “ia mbylli gojën Apolonisë” në ndeshjen e “play off”-it të vitit 2003, ka ardhur reagimi i ishkapiten­it të Apolonisë, Julian Gërço, protagonis­t i një tjetër

derbi “play off”-i mes tyre, më 20 maj 2012. Në atë takim fierakët fituan 3-0, me gola të Ribajt (2) dhe Gërços dhe, si për rastësi, ajo datë ka qenë edhe ndeshja e fundit zyrtare për ish-mbrojtësin e Lushnjës, Blerim Hasalla, i cili ka luajtur edhe në finalen e Kupës së

Shqipërisë Apolonia-Lushnja më 1998-ën, fituar 1-0 nga fierakët. Së pari, Gërço evidenton vlerat e të ashtuquajt­urit “derbi myzeqar”. “Apolonia-Lushnja ka qenë gjithmonë një derbi i shumëpritu­r në çdo kohë dhe në çdo nivel përfaqësim­i, - thotë Gërço. - Dy ekipe rivale, kundërshta­re të denja, luftarake në fushë, po aq sa dhe miqësore jashtë saj, tradiciona­lisht. Kjo është e rëndësishm­e dhe për t’u evidentuar në ‘almanakun’ e këtij derbi, pavarësish­t ndonjë devijimi sporadik, kur ka pasur ndonjë rast për t’u harruar dhe tej sportives, që nuk i shkon për shtat këtij çifti me traditë. Sa për kujtesë, në Fier kurrë nuk janë krijuar incidente ndaj Lushnjës dhe këtë e them jo për ‘patriotizë­m’, as për polemikë, por sepse flasin vetë faktet”.

PËRGJIGJE HASALLËS Gërço më pas i kthen një përgjigje Hasallës për “mbylljen e gojës”. “Normalisht, ka subjektivi­tet në këto raste, - vijon ish-kapiteni i Apolonisë. Si për çudi, na kujtohen vetëm sukseset... Nuk jam i tillë dhe nuk më vjen mirë kur harrohen me dashje dështimet nga personazhe që kanë luajtur vetë në fushë. Kam lexuar intervistë­n e Blerim Hasallës, një ish-lojtar që e vlerësoj për atë që ka dhënë në futbollin shqiptar, por nuk mund të heshtja kur ai kujton vetëm fitoren 3-1 të Lushnjës në vitin 2003. Në ndeshjet derbi në Lushnjë dhe në Fier, rrallë kanë fituar ekipet udhëtuese, ndërsa në përballje vendimtare, finale, Apolonia ka pasur supremaci ndaj Lushnjës. Meqë ka folur Hasalla, po i kujtoj që ka humbur 0-1 ndaj nesh finalen e Kupës së Shqipërisë në 1998-ën dhe 03 në 2012-ën, në një tjetër ndeshje ‘mbijetese’. Më vjen keq që ai kujton vetëm vitin 2003 dhe ‘harron’ 2012-ën, kur Hasalla ka lënë futbollin. Ndeshja e fundit që ai ka luajtur ka qenë pikërisht ajo humbje 0-3 ndaj nesh. Në ndeshje decizive, Apolonia ia ka treguar mirë vendin Lushnjës”.

DERBI I RADHËS - Ndërsa për ndeshjen e 14 qershorit, ish-kapiteni i Apolonisë shprehet se është e vështirë të mendohet çfarë do sjellë fusha. Ai ka besimin se Apolonia mund të fitojë: “Kësaj radhe ndryshojnë gjërat, ka fare pak kohë. Apolonia është e favorizuar, sepse qysh në ristart luan në fushën e vet me Lushnjën dhe ka shansin ‘e artë’ për të thelluar diferencën. Nuk mendoj se luan rol ndikues përvoja në këtë rast dhe po e argumentoj këtë që them: Lushnja ka qenë 6 pikë përpara nesh këtij kampionati dhe sot jemi ne 2 pikë përpara, ndaj djemtë e rinj të skuadrës sonë duhet të besojnë fort tek aftësitë e veta, aq më tepër që për herë të parë këtë sezon derbin do e luajnë në fushën e vet”, ka përfunduar për “Panorama Sport” Julian Gërço.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania