Panorama Sport (Albania)

Luftar Malia: Viza e Boniekut rrezikoi edhe marrëdhëni­et me Italinë

"Kishim frikë se kishte vdekur Enver Hoxha, por ndërhyri Anjeli"

- Nga UVIL ZAJMI

Luftar Malia i rikthehet çësh tjes "Boniek", si njeriu që është marrë direkt me lejevizën për hyrjen në Shqipëri të lojtarit të kombëtares polake, Zibi Boniek. "Isha shef i zyrës konsullore në ambasadën tonë në Romë. Mbuloja edhe sportin. Marrëdhëni­et me Italinë ishin shumë të mira dhe më 1 maj ishte parashikua­r një koncert në Tiranë i këngëtarit Klaudio Vila, si dhe të tjera evenimente që ishin në projekt për atë vit. Pasi vdiq Enver Hoxha, u krijua një situatë kaotike dhe tejet delikate. Janë kujtime që nuk i kam thënë asnjëherë", tregon për "Panorama Sport" Malia. komunikova me Tiranën ju qëlloi fati i keq, pasi vendi ynë është gatishmëri dhe eprorët më thanë 'jo'. E refuzuan lejekalimi­n dhe hyrjen e futbollist­it tuaj në Shqipëri".

Realisht ishte ky motivi i vërtetë i refuzimit?

Ky ishte një shkak që Boniek të mos vinte në Shqipëri. Shfrytëzoh­ej situata në këtë rast, nuk i thoshin troç që nuk donin që Boniek të vinte në Tiranë për ndeshjen kundër Polonisë. Në darkë më merr në telefon Suzana Anjeli, zv.ministre e Jashtme, e më thotë se për marrëdhëni­et e mira që kemi duhet të ndërhyja. "Unë mund të kisha qenë nuse shqiptare nga miqësia, njohja që kam pasur me Isuf Vrionin, dhe ky është një motiv më tepër", më thotë. "Mirë, - i përgjigjem, - do të flas, por nuk është në dorën time".

Çfarë pasojash kishte mosardhja e Boniekut në Tiranë?

Ndërkohë, qeveria jonë i kishte dërguar federatës polake njoftimin se ne prisnim vetëm avionin e skuadrës dhe rregullat tona nuk e lejonin të vinte askush individual­isht duke i nxjerrë problem gatishmëri­në kombëtare. Edhe Boniperti kishte faksin, me të cilin kishte komunikuar me federatën polake që i garantonte nga Juventusi ardhjen e Boniekut në Tiranë duke udhëtuar me çarter. Kështu, nëse pengohej ardhja e tij në Tiranë për të luajtur me kombëtaren, do të kishte probleme për federatën tonë dhe Juventusin.

Pse ndryshoi urdhri më pas dhe pse ia dhatë vizën Boniekut?

Mora Tiranën e më thonë përsëri "jo". Përgjigjen ia përcolla sërish Suzana Anjelit, duke e informuar se Boniek nuk mund të niset. "Atëherë do të flas vetë zyrtarisht me Ministrinë e Jashtme", m'u përgjigj ajo. Muhamet Kapllani, zv.ministër në atë kohë, pasi kishte komunikuar me të, më merr e më thotë: "Po ngatërron shtetet more, jepi vizën". "Më keni autorizuar që të mos i jap, - i thashë. Duhet të më vijë zyrtarisht". "Jo, jo, jepja lejekalimi­n dhe lajmëroji të vijnë ta marrin", më urdhëroi ai.

Palët a ngelën të kënaqura?

Jo plotësisht, pati sërish një kusht...

Çfarë kushti?

I njoftova, erdhën, më sollën dokumentac­ionin, i përgatita lejekalimi­n kufitar dhe kur ua dorëzova, duke u larguar pasi siguruan udhëtimin e Bonikeut në Tiranë, u them: "Vizën jua bëra, por me një kusht…". "Po, urdhëro", më thanë pak të befasuar. "Në shkëmbim dua një fanellë të Platinisë", i sqarova me shaka. Qeshëm. "OK", më thanë, por me një "kusht" m'u përgjigjën edhe ata: "Je ftuar të vish në Bruksel në finalen e Kupës së Kampioneve, Juventus-Liverpul, që luhej pas disa ditësh". Më futën në listën e njerëzve të nderuar të klubit dhe më dërgonin biletën e ndeshjes e të udhëtimit sa herë që luante Juventusi.

Shkuat në Hejsel, çfarë ndodhi aty?

Grupi familjar i Anjelit erdhi me çarter në Romë e bashkë me ta udhëtova për në Bruksel. Kur shkuam në stadium, kishte konfuzion. Aty mësuam se çfarë kishte ndodhur. Pastaj ndeshja. Pas saj me drejtuesit e Juventusit zbritëm për në dhomat e zhveshjes. Gëzonin me njëri-tjetrin, por ishin të shokuar. Kishin përgatitur pa më thënë edhe një surprizë për mua. Papritur erdhi Platini dhe më dha fanellën e tij. Në praninë time shkroi një dedikim: "Dhuratë z. Malia". U befasova. Nuk e kam se edhe unë ia dhurova një mikut tim, Hysen Shahut, që e donte futbollin, por që nuk jeton. Aty takova edhe Boniekun, e kur ata i thanë: "Ky është ai që të ka dhënë 'permesso'-n", më përqafoi. "Faleminder­it", më tha. Pas tri ditësh, Zola, sekretarja e Bonipertit, mori në telefon ambasadën dhe më kërkoi mua. "Nuk është këtu, - iu përgjigj një punonjës, - e kanë kthyer në Tiranë". "Pse", pyet ajo e shqetësuar? "Sepse i dha vizën Boniekut. Ishte ai që shënoi golin dhe ne humbëm...". Ajo e habitur heshti, por kur i thanë se ishte shaka u qetësua. Më mori të më falënderon­te. Kujtoj se nga miqësia që krijuam, Boniperti ishte i interesuar dhe ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë në Torino, për një leje qëndrimi, problemet me kuesturën etj.

 ??  ?? Luftar Malia në zyrën konsullore të ambasadës sonë në Romë, viti 1985
Luftar Malia në zyrën konsullore të ambasadës sonë në Romë, viti 1985
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania