Panorama Sport (Albania)

Verë përvëluese për Juventusin, e presin njëzet ndeshje në harkun e 78 ditëve

Nisja me Kupën i shqetëson kampionët, mund të zbresin në fushë çdo 3 ditë

-

Këto janë orë në të cilat jepen shifrat, që për hir të së vërtetës janë befasuese. Seria A vendosi të rinisë sezonin më 20 qershor dhe 127 ndeshjet e mbetura të kampionati­t duhet të përfundojn­ë në harkun e 50 ditëve, për t'ua lënë më pas skenën garave europiane: Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Juventusi, që duhet të luajë edhe në Kupën e Italisë, po llogarit numrat. Në Itali bëhet fjalë për 14 ndeshje në harkun e pak më shumë se një muaji e gjysmë (13 në rast eliminimi në gjysmëfina­len e Kupës së Italisë). Dhe, duke marrë në konsiderat­ë edhe Europën, mund të mbërrijë në 20 ndeshje brenda 78 ditëve. Në fushë, çdo tri ditë e gjysmë.

- Ky është kalendari i mundshëm në rast se Seria A rinis më 20 qershor me ndeshjet e prapambetu­ra, në të cilat Juve nuk është e përfshirë. Në rast se do të niste me javën e 27-të, sigurisht që do të vonohej me një javë, 13 qershor: Juventus-Milan (gjysmëfina­lja e kthimit, Kupa e Italisë); 17 qershor: finalja e mundshme e Kupës, kundër Interit ose Napolit; 24 qershor: Bolonja-Juventus; 28 qershor: Juventus-Leçe; 1 korrik: Xhenoa-Juventus; 5 korrik: Juventus-Torino; 8 korrik: Milan-Juventus; 12 korrik: Juventus-Atalanta; 15 korrik: Sasuolo-Juventus; 19 korrik: Juventus-Lacio; 22 korrik: Udineze-Juventus; 26 korrik: Juventus-Sampdoria; 29 korrik: Kaljari-Juventus; 2 gusht: Juventus-Roma; 7 gusht: JuventusLi­on (kthimi i 1/8-ave të Champions-it); 11-12 gusht: çerekfinal­ja e mundshme e vajtjes së Champions-it; 14-15 gusht: çerekfinal­ja e mundshme e kthimit të Champions-it; 18-19 gusht: gjysmëfina­lja e mundshme e vajtjes së Champions-it; 21-22 gusht: gjysmëfina­lja e mundshme e kthimit të Champions-it; 29 gusht: finalja e mundshme e Champions-it.

Ditën e premte Sarri vijoi punën në "Kontinasa" me një seancë të përqendrua­r te taktika, ndërsa Ronaldo u pa në formë shumë të mirë, duke festuar edhe me "siuuu"-n e tij të famshëm. Juventusi nuk është shprehur zyrtarisht, por nuk do të jetë kurrsesi i kënaqur me nisjen e mundshme me dy ndeshje të Kupës, po të llogarisim edhe rrezikun e shtesës. Ritmi do të bëhej menjëherë asfiksues, ndërsa do të përballet me Milanin dhe një mes Interit dhe Napolit përpara ndeshjeve të kampionati­t. Por kalendari nuk do të jetë i lehtë as gjatë rrugës me një javë njëra më delikate se tjetra: mes 12 dhe 19 korrikut kampionët duhet të luajnë kundër Atalantës dhe Lacios, dy skuadra Champions-i. Ka shumë mundësi që titulli të vendoset në ato 7 ditë. Mes këtyre dy ndeshjeve, në mesjavë edhe transferta me Sasuolon. Dhe përpara 7 ditëve të ferrit, derbi me Torinon dhe sfida me Milanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania