Panorama Sport (Albania)

Ibra, fjalë lamtumire: Hamarbi, shihemi në fushë PAOLO SKARONI

Milani shpreson ende, Fiorentina e Bolonja në... pritje

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit. Zlatan Ibrahimovi­ç u beson mendimet e tij rrjeteve sociale duke turbulluar ujërat rreth Milanit, që për hir të së vërtetës janë të turbulluar­a mjaftueshë­m edhe pa kontributi­n e tij. Nuk është mister që suedezi adhuron të luajë me fjalët, por kohët e fundit formulat e tij kanë krijuar pikëpyetje jashtëzako­nisht të mëdha. Postimi i fundit i 38-vjeçarit u hodh dje në rrjetin “Twitter” dhe kishte lidhje me rikthimin në fushë të Hamarbit (Shihemi në fushë). Në fakt, fjalët e Zlatanit ishin një urim për klubin ku është aksioner, pasi edhe Suedia këtë fundjavë u hap për sa i përket futbollit profesioni­st.

HIPOTEZA – Sado që bëhej fjalë për një urim normal, çdo klub që ka interes për të ardhmen e Ibrës ngriti antenat. I pari në listë është pikërisht Hamarbi që pasi e pati sulmuesin në stërvitje për disa javë, po mundohet ta bindë që të jetë pjesë e rregullt e skuadrës në sezonin e ri. Vërtet është ende në fazën e hipotezës, por kjo mbështetet në idenë e 38-vjeçarit për t’i dhënë fund karrierës në atdhe. Duke qenë aksioner, ai do të ndihmonte klubin e tij të kufizonte dëmet duke qenë se në Suedi parashikoh­et që ndeshjet të luhen pa tifozë të pakën deri në një vendim të dytë që nuk besohet se do të vijë së shpejti.

MUNDËSITË – Milani pret shërimin e Ibrës (i dëmtuar në pulpë), për të diskutuar një bashkëpuni­m të mundshëm për një tjetër sezon. Suedezi nga ana e tij kërkon të njohë planet e klubit e sidomos ato të lidhura me rëndësinë që do t’i jepet. 4 milionë eurot e ofertës mund të mjaftojnë, nëse për fanellën me numër 21 premtohet një sezon prej protagonis­ti. Pistat e tjera, disi më të ftohta, janë ato që e çojnë 38-vjeçarin në Bolonjë ose Firence. Te kuqeblutë e pret miku Mihajloviç

dhe disa kufizime në rrogë, ndërsa te Fiorentina janë gati t’i garantojnë 5 milionë euro në vit dhe një vend titullari në krah të Frenk Riberisë. Siç shihet, mundësitë nuk i mungojnë. Ibrës i mbetet vetëm të zgjedhë.

 ??  ?? Ibrahimovi­ç duke u stërvitur me Hamarbin gjatë muajit prill
Ibrahimovi­ç duke u stërvitur me Hamarbin gjatë muajit prill

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania