Panorama Sport (Albania)

Eriksen e Sensi, një "poltronë për dy" në mesfushë

- MENJËHERË NË RITËM

Në qendër të Interit ka një poltronë për dy vetë,padroni i së cilës për momentin duket të jetë Stefano Sensi, gjithmonë duke folur për versionin e fillimsezo­nit dhe jo kopjen e shëmtuar pas dëmtimit të tetorit. Ndërsa "rivali" është Kristian Eriksen, megjithatë ai i kohëve të arta të Totenhemit që bota zikaltër ka arritur të shohë vetëm me copëza. Të dy janë të vëzhguar specialë, por mbi të gjitha danezi duhet të tregojë se është i një tjetër niveli krahasuar me javët e para milaneze. Lojtari duhet të përshtatet me koncepte të reja, Konte pret një sinjal. Tani Eriksen duhet të ndjekë ritmin, duke e ditur që me Sensin e pret një sfidë në distancë, që do të përsëritet çdo tri ditë duke konsiderua­r angazhimet që zikaltrit do të kenë nga 13 qershori deri në gusht. Në fund të janarit trajneri e kishte aktivizuar pas vetëm 24 orësh nga firma (thuajse duke thyer edhe rregullat personale), duke pritur për të dalluar një shkëndijë që nuk u pa. Tani do të jetë gjithçka ndryshe: ish-mesfushori i Totenhemit nuk do të duhet të ndjekë formën më të mirë, që i kishte munguar gjatë muajve të fundit në Londër, por ka shanset për të nisur si i barabartë me shokët.

-E ndërkohë që Sensi do të duhet të tregojë menjëherë se ka mbetur "regjisori" i avancuar që përkrah Brozoviçit drejtoi Interin më të mirë të vitit, Eriksen duhet tëpërshtat­et me vendosmëri në sistemin e Kontes, për të arritur më në fund nga rezervë luksi në titullar. Në "Appiano Gentile" gjatë këtyre ditëve danezi është rikthyer në ritëm. Përgatitja e rëndë me bazë vrapimesh dhe ushtrimesh atletike të profesor Antonio Pintusit do të nevojitet për të vendosur benzinën e duhur në muskuj. Fizikisht Eriksen do të jetë si gjithë të tjerët, ndoshta më lehtësisht i kthyeshëm në formë edhe i ndihmuar nga fiziku jokolosal, por Konte së bashku me këmbët e lehta i kërkon të ketë edhe më shumë agresivite­t, intensitet, më shumë karakter. Çfarë sfide me Sensin!

 ??  ?? Piero Auzilio, 47 vjeç, drejtori sportiv i Interit
Piero Auzilio, 47 vjeç, drejtori sportiv i Interit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania