Panorama Sport (Albania)

Barcelona nuk trembet, ja plani për Lautaron

Do të presin skadencën e klauzolës, presion për Interin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona nuk është trembur aspak nga deklaratat e drejtorit sportiv të Interit, Piero Auzilio, se zikaltrit nuk kanë ndërmend ta lënë Lautaron të largohet pa klauzolën 111 milionë euro. Por katalanasi­t janë të bindur se në fundin e korrikut do të transferoj­në sulmuesin argjentina­s, i cili ka në mendje vetëm katalanasi­t. Vendosmëri­a e Barcelonës ka një shpjegim të qartë dhe është e avantazhua­r në pozicionin e saj. Ka akord me futbollist­in për pesë sezonet e ardhshme dhe nëse Interi vazhdon të këmbëngulë në mënyrë të pashpjegue­shme për aplikimin e klauzolës, kjo do të thotë se gjithçka është çështje kohe. Por nëse kalojnë 2 javët e para të korrikut (klauzola është e vlefshme deri në datën 15), atëherë kjo pengesë do të zhduket. Duhet thënë se Lautaro nuk do të ketë më klauzolë dhe atëherë shitja e tij do të bëhet mbi bazën e vlerës së merkatos. Por deklaratat e Auzilios janë të kuptueshme, sepse sulmuesi zikaltër ka klauzolën dhe Interi kërkon që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij.

RREZIKU

Pyetja më logjike është çfarë do të ndodhë nëse përpara datës së skadencës së klauzolës paraqitet një tjetër skuadër për të paguar 111 milionë për ta transferua­r lojtarin. Përgjigjja është në paragrafin e mëparshëm: Lautaro Martinez do të largohet nga Interi vetëm për të luajtur për Barcelonën. Dilema tjetër është çfarë do të bëjë Interi në rast se do t'i ulet çmimi Lautaro Martinezit? Në këtë pikë, italianët do të jenë të humbur dhe duhet që të nxjerrin sa më shumë nga shitja e Lautaros, shumë para dhe një futbollist. Pyetje tjetër: Si do të arrijë Interi të marrë 111 milionë euro nga shitja e Lautaros? Gjithashtu e lehtë, duke e vlerësuar lojtarin mbi vlerën normale të merkatos, por sërish duke pranuar një futbollist në operacion. Logjikisht zikaltrit duan 70 milionë euro dhe një lojtar. Ngadalë-ngadalë ky transferoh­et drejt katalanasv­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania