Panorama Sport (Albania)

E treta e vërteta, Hazard do t'u japë titullin madrilenëv­e

Sulmuesi belg ka shansin e radhës këtë sezon

-

Do të jetë e treta e vërteta për Eden Hazardin në këtë sezon. I transferua­r te Reali i Madridit në vitin 2019, belgu nuk ka arritur që të lërë gjurmë në këtë aventurë. Gjërat nuk kanë dalë ashtu siç duhet, por historia e nisur keq mund të ketë një fund të lumtur. Ndërkohë që ka qenë i shëndetshë­m, Hazard ka dhënë shkëndija dhe tregoi kualitetin e tij, por kurrë nuk u bë ylli që prisnin të gjithë. Hazard erdhi në Madrid kur ishte i rritur plotësisht në aspektin sportiv, ndoshta pak më vonë... Por historia e tij në klubin "galaktik" sapo ka mbyllur kapitullin e parë. Një kapitull që nuk ka përfunduar ende. Do të jetë tentativa e tretë që Hazard të kërkojë suksesin në këtë sezon, sepse Reali pagoi 100 milionë euro për të. Eden erdhi në fazën përgatitor­e në një formë të dobët dhe një dëmtim muskulor i shkaktoi dëmtim dhe e la jashtë fushës së lojës për 3 ndeshjet e para. Debutoi zyrtarisht me fanellën e bardhë më 14 shtator. Gjithçka po shkonte mirë deri më 26 nëntor, ditën

kur PSG-ja do të vinte në Madrid. Hazard po bënte diferencën në fushë dhe Reali po shkëlqente deri në momentin që Mënie e dëmtoi dhe e çoi në infermieri. Mjekët thanë se kishte nevojë për një trajtim në gjurin që kishte dëmtuar në vitin 2016. 67 ditë më vonë, Hazard u rikthye dhe luajti më 16 shkurt kundër Selta Vigos. Bëri sër

ish "krak" dhe kundër Levantes pësoi dëmtimin e rëndë. I njëjti gju, i njëjti dëmtim. Vendosi të operohej më 5 mars dhe koha e rikuperimi­t të tij ishte nga 2 deri në 3 muaj. Tani është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin dhe Zinedin Zidan shpreson që ta ketë për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo është e treta e vërteta për Eden Hazardin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania