Panorama Sport (Albania)

Dahud humb sezonin, Haland rrezikon dy javë

-

Lajme jo të mira vijnë për skuadrën e Borusias së Dortmundit nga infermieri­a. Teksa Erling Haland doli i dëmtuar nga klasikja me Bajernin e Mynihut, kjo e bëri të sigurt mungesën e tij në sfidën e së dielës ndaj Paderborni­t. Mesfushori Dahud është dëmtuar në stërvitje dhe me shumë mundësi nuk do të luajë më asnjë ndeshje deri në fund të sezonit. Një rrufe në qiell të hapur për trajnerin e skuadrës verdhezi, Lysien Favre, i cili duhet t'i bëjë llogaritë pa 24-vjeçarin sirian me pasaportë gjermane. Me një mesfushë thuajse jashtë funksionit, pasi Xhan dhe Vitsel kanë shfaqur probleme, Delanei është i vetmi lojtar që mund t'i japë siguri trajnerit zviceran për ndeshjen e radhës. Ky i fundit mund ta nisë ndeshjen me Mario Gëcen nga minuta e 1-rë, duke parë që në sulm do të mungojnë kapiteni Marko Rojs që ka mbyllur sezonin si dhe Haland. Norvegjezi pritet të kryejë analiza të tjera në javën e ardhshme, pasi ndien ende lodhje muskulore. Një situatë kaotike për Dortmundin që tani ndodhet 7 pikë pas Bajernit të Mynihut në renditje. Verdhezinj­të janë skualifiku­ar gjithashtu nga Kupa e Gjermanisë dhe Champions-i duke pasur si objektiv kryesor dhe të vetëm, kampionati­n.

SEZONI I RI

Me objektivat sezonalë pothuajse të paarrirë, klubi gjerman ka nisur të mendojë për sezonin e ri. Kështu trajneri Lysien Favre është i pari që pritet të largohet nga skuadra në fund të sezonit. Adi Hyter, Tomas Tuhel por edhe Jyrgen Klop janë dëshirat e Hans Joakim Vackes. Edhe pse ky i fundit me shumë mundësi do të vazhdojë aventurën për shumë vite me skuadrën e Liverpulit. Lojtarë si Sanço, Byrki, Shmelcer dhe Gëce priten në largohen nga skuadra. Gjithçka do të nisë me Erling Haland, i cili kërkon një partner të denjë në krah për të shënuar sa më shumë dhe për të sjellë në Dortmund titullin, që mungon prej shumë vitesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania