Panorama Sport (Albania)

Liverpuli mund ta ngrejë trofeun në shtëpinë e Pepit

S’ka festë titulli në “Anfield”, nuk lejohen grumbullim­e tifozësh

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Data e rinisjes së Premier Ligës, 17 qershori, tashmë është një siguri. Por, pasiguritë pas akordit të Premier Ligës për luajtjen e 92 ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-‘20 mbeten shumë. Mungon akoma kalendari, i cili ka konfirmuar vetëm se do të rinisë të mërkurën e 17 qershorit me dy ndeshjet e prapambetu­ra, Mançester Siti-Arsenal dhe Aston Vila-Shefilld Junajtid. Tema kryesore e pasqaruar ende janë stadiumet ku do të luhet, me policinë e cila, për shkak të rrezikut që paraqesin disa ndeshje, ka kërkuar që ato të luhen në fusha neutrale.

FUSHA ASNJANËSE Do të jenë të paktën pesë ndeshjet që pritet të luhen në stadiume neutrale: zhvillimi i tyre jashtë qytetit të dy klubeve do të ndihmonte forcat e rendit që të minimizoni­n rrezikun e grumbullim­eve të tifozëve jashtë stadiumeve. Ndeshja e parë që pritet të luhet me dyer të mbyllura do të jetë Mançester SitiLiverp­ul, e pasuar nga Mançester Siti-Njukasëll,

Mançester Junajtid-Shefilld Junajtid, Njukasëll-Liverpul, Everton-Liverpul dhe çdo ndeshje tjetër që do t’u garantojë sigurinë matematiko­re “Reds”-ave për të fituar titullin e parë kampion pas 30 vitesh.

FESTË LARG “ANFIELD”-IT

Dhe kështu, mundësia e një feste madhështor­e në “Anfield Road” për pritjen e klubit për 3 dekada për të ngritur trofeun e titullit nuk ka shans që të ndodhë në tempullin e Liverpulit. Shansi i parë për t’u shpallur kampion vjen me një humbje të

Mançester Sitit në ndeshjen e 17 qershorit kundër Arsenalit. Në këtë pikë, “Reds”ave do t’u mjaftonte që të mposhtnin rivalët e Evertonit në derbin e Mersejsajd­it, për t’u shpallur matematiki­sht kampion 8 javë përpara fundit të kampionati­t. Kjo

ndeshje mund të zhvendoset në Mançester, në stadiumin e Sitit, “Etihad”, të shtunën e 20 qershorit. Skuadrës së Klopit i mjaftojnë vetëm dy fitore për t’u shpallur kampion, për shkak të diferencës +25 pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania