Panorama Sport (Albania)

Nuabueze drejt Turqisë, e konfirmojn­ë menaxherët

Sulmuesi i Laçit, një nga qëllimet e skuadrave të huaja

-

Menaxheri turk, Gurel Bergen, është i bindur se Kirian Nuabueze do të luajë jashtë Shqipërisë sezonin e ardhshëm. Sipas Bergenit, lojtari me pasaportë amerikane është një nga qëllimet e skuadrave turke që tani duan lojtarë me rroga të ulëta dhe kosto të pranueshme kartoni, që gjenden me shumicë në kampionate­t ballkanike. “Kohët e fundit kemi kontrollua­r kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkatoja do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres. Kemi marrë autorizimi­n për përfaqësim­in e lojtarit të Laçit, Nuabueze në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, pohoi menaxheri turk. Në fakt, Nuabueze është lojtari i radhës, të cilit i del emri në Turqi, pas të gjithë futbollist­ëve të kampionati­t shqiptar, duke nisur nga Xhixha e përfunduar te Çelhaka. Kirian Nuabueze është kryegolash­ënuesi në Kategorinë Superiore, teksa e ka gjetur rrjetën plot 17 herë me Laçin. Sulmuesi amerikan është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Superiore, i cili ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të huaja. Duket se aventura e Nuabuezes në Shqipëri do të zgjasë vetëm një vit, pasi nga sezoni i ardhshëm atë mund ta shikojmë në një kampionat tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania