Panorama Sport (Albania)

Bllokimi i merkatos, ja ja plani plani i i ri ri i i Partizanit Partizanit

Solomon konfirmon qëndrimin edhe për një vit: Mos u mërzisni...

-

Partizani bëri ndërhyrje të shumta dhe të kushtueshm­e në përforcimi­n e sulmit në verën e shkuar, me shpresën se nuk do të vuanin më në gjetjen e golit. Por, pritshmëri­të nuk dolën siç ishin parashikua­r. Nga sulmuesit e huaj, Solomon ka arritur të shënojë 4 gola në 34 javë kampionat, një statistikë që nuk i shkon përshtat investimit të bërë. Në aspektin personal, për Solomonin është një sezon në rritje, pasi kurrë më parë nuk kishte arritur të luante kaq shumë dhe të shënonte 4 gola në një vit. Ka pasur shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së tij te Partizani, për vetë rendimenti­n që ka pasur, por nigeriani ka konfirmuar se edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Partizanit. Ky konfirmim më shumë buron nga kontrata që sulmuesi nigerian firmosi me "demat" në verën e 2019-ës, ku nënshkroi për dy vite. Në një komunikim me ndjekësit e tij në "Instagram" Solomon u është përgjigjur disa pyetjeve. I pyetur se a do të qëndrojë te Partizani në sezonin tjetër, Solomon i është përgjigjur: "Jam këtu, mos u mërzit". Një tjetër ndjekës i kërkon sulmuesit nigerian që të bëjë më të mirën e tij për Partizanin, ashtu siç e duan të gjithë. Ai e garanton se gjithmonë do ta bëjë. Solomon është aktivizuar në 23 ndeshje në kampionat me të kuqtë, ku ka shënuar katër gola. 24vjeçari ka qenë ndër më të kritikuari­t nga ish-trajneri Adolfo Sormani në periudhën e fundit, ku pas rifillimit të kampionati­t nga ndërprerja e pandemisë "COVID19" e pa veten duke ngrohur stolin. Por, me ikjen e stafit italian, Solomon po luan si titullar, por pa mundur që ta gjejë golin, i cili i mungon nga ndeshja e 7 qershorit në humbjen 3-1 me Kukësin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania