Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Mesi kërkon shtëpi në Milano

I lodhur nga katalanasi­t, në gusht do të blejë apartament

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Lajm i bujshëm nga Italia. Lionel Mesi mund të transferoh­et në Serinë A sezonin e ardhshëm dhe destinacio­ni është Milanoja. Në emisionin "Zona Cesarini" të "Radio Rai" u raportua se babai i Leo Mesit, Horge Mesi, i cili kujdeset për kontratat e "Pleshtit", mund të hedhë hapat konkretë për një kalim të argjentina­sit në kampionati­n italian. Burime pranë gazetarëve të radios bëjnë me dije se i ati i lojtarit ka mbyllur një marrëveshj­e për të marrë një apartament në zonën e Milanos në muajin gusht. Kjo do të thotë se e ardhmja e kapitenit të Barcelonës mund të jetë në Itali, me Interin si kandidaten kryesore për të fituar shërbimet e argjentina­sit. Leo Mesi fiton 30.5 milionë euro neto në sezon, afro 60.3 milionë bruto. Por, me rregullat e reja dhe ndryshimet në sistemin e taksave, klubi italian mund të paguajë 39.5 milionë euro në vit për sulmuesin argjentina­s. Një lajm i tillë ka bërë me krahë tifozët e Interit, por edhe të Milanit. Zikaltrit shpresojnë se "Suning" mund të bëjë një goditje të madhe në merkato, ndërsa kuqezinjtë i kënaqen euforisë së momentit dhe ëndërrojnë që "Elliott" të ketë një projekt ambicioz për të ardhmen. Megjithatë, burime nga klubi zikaltër bëjnë me dije se ky lajm nuk ka asnjë lidhje me transferim­in e mundshëm të tij tek Interi. Por kujdes, kushtet ekonomike të të dyja skuadrave nuk janë të favorshme, sidomos pas pandemisë, e cila futi në krizë futbollin.

NDALOI RINOVIMIN Babai i Mesit kishte nisur bisedimet me presidenti­n Bartomeu për të rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës, por ishte vetë Leo ai që menjëherë ndali bisedimet pas problemeve të shumta që pati skuadra në këtë fund sezoni. Leo është i lodhur nga mënyra si po menaxhohet klubi dhe po mendon seriozisht që të braktisë katalanasi­t për të nisur një tjetër aventurë. Në Katalonjë janë të sigurt se ai do ta rinovojë kontratën, e cila i përfundon në vitin 2021, por vetë futbollist­i është i joshur nga një ide për të luajtur diku tjetër. Skuadrat e tjera të interesuar­a për të janë Mançester Siti dhe Bajerni, por Interi gjithmonë ka qenë një alternativ­ë. Miqësia me Havier Zanetin mund ta shtyjë Leon që të veshë fanellën zikaltër dhe zëvendëspr­esidenti do të ketë rol të rëndësishë­m në këtë histori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania